Arkiv-Lajme

Ndreca e Ndregjoni: Komunistët kanë në dorë gjithçka

Postuar në 07 Mars, 2012 03:45

Duket se po shënohet thyerja e madhe mes ish-të përndjekurve dhe partisë demokratike. Këtë e tregojnë ca ngjarje të kohëve të fundit, mes të cilave dhe do situata, ku pakënaqësia e të parëve ka patur deri dhe përthyerje të dhunshme. Partia Demokratike po demonstron shqetësim, dhe kjo don të thotë se marrëdhënia me shtresën që ka vuajtur në mënyrë të veçantë gjatë regjimit komunist ka ende vlerë në terma të imazhit për këtë parti. Një takim i Ramës me një grup ish-të përndjekurish e bëri Berishën t’u rikthehet vardisjeve për këta të fundit. Por duket se është vonë.

Shtypi pushtohet nga ‘polifotot’ e Berishës mes byroistëve

Postuar në 07 Mars, 2012 03:03

Ka ditë që disa të përditshme shqiptare publikojnë në faqet e tyre foto të ndryshme të Sali Berishës, ku ai duket mes anëtarësh të byrosë politike, apo me fëmijët e familjarët e diktatorit komunist Enver Hoxha. Nuk janë foto të sajuara; janë foto autentike, të cilat Berisha i ka pranuar si të tilla e për të cilat nuk ka demonstruar se është ndjerë ligsht. Përkundrazi, sa më shumë dalin prova të tilla që e nxjerrin atë si një pjesë të nomenklaturës sunduese para vitit ’90, aq më shumë e rrit ai dozën e denoncimit të regjimit komunist.

Çështja çame këmbehet me dy zv.ministra; dhe çamët shkërmoqen

Postuar në 06 Mars, 2012 14:18

E çara e parë mes çamëve erdhi shumë më shpejt se sa pritej. Dhe erdhi në mënyrën më pak të hijshme, gjë që i komprometon keqas përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti që u bë i zëshëm elektoralisht në zgjedhjet e fundit. Shkak është bërë çmimi që i ka vënë Berisha kësaj force politike parlamentare në terma të posteve në qeveri: dy zv.ministra; një i shëndetësisë e një i kulturës. Me kaq kanë rënë dakord çamët në këmbim të votave në parlament në favor të maxhorancës; më saktë, me kaq ka rënë dakord Shpëtim Idrizi, që ka negocjuar marrëveshjen me kryeministrin.

Bankat mbledhin me vështirësi 106 miliardë lekë

Postuar në 06 Mars, 2012 13:12

Bankat e mbyllën vitin 2011 duke pasur vështirësi në mbledhjen e 18.8 për qind të kredive të lëshuara. Ky është niveli i kredive me probleme për dhjetorin e vitit të shkuar që deklaron Shoqata e Bankave. E përkthyer në vlerë monetare, përllogaritet që bankat të hasin vështirësi në mbledhjen e rreth 106 miliardë lekëve. Nga këto, bankat konsiderojnë të humbura tashmë rreth 31.4 miliardë lekë, ndërsa kanë ende mundësi për rikuperimin e pjesës tjetër.

Garë politike për ta mbajtur mirë me institucionin e familjes së Jasharajve

Postuar në 06 Mars, 2012 11:15

Shtëpia e Jasharajve në Kosovë është një institucion më vete, një autoritet moral, gjë që i bën pjesëtarët e këtij fisi të nxjerrin herë pas here në publik një njeri të tyrin, i cili mban qëndrime në emër të shtëpisë. Është shenjë e një demokracie tribale, por kjo është një gjë e pashmangshme. Historia e kësaj familjeje është kaq e madhe dhe sakrificat janë kaq të afërta në kohë, sa askush nuk e vë re këtë tribalizim të demokracisë.

“Albpetrol”, nafta shqiptare vlen 15 miliardë dollarë ?

Postuar në 06 Mars, 2012 09:34

Nisja e procedurave nga qeveria për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”, po shkakton debate të forta në Kuvend por edhe më gjerë. Radhën sot e kishte Komisioni i Ekonomisë. Pas batutave të djeshme mbi emrin e zv.ministrit të Ekonomisë Enno Bozdo, nëse e kishte me një apo me dy “n”, të cilat shkaktuan shtyrjen e mbledhjes, deputetët i iu kthyen sot debatit teknik në lidhje me ligjet e propozuara nga qeveria për miratimin e procedurave të privatizimit të “Albpetrolit”.

Demokratët i përgjigjen Topit: Hesht, se ke votuar për Ramën!

Postuar në 06 Mars, 2012 08:56

Pritej që demokratët të reagonin pas denoncimit e kritikës djegëse që Bamir Topi bëri në adresë të Sali Berishës. Në emër të tyre ka dalë Ed Paloka. “Sa herë ka pasur detyrimin të flasë, ai ka heshtur. Ky quhet Bamir Topi”, ka nisur Palokadiatribën e tij. Pastaj ka vijuar: “Meqë më në fund vendosi të flasë duhet t’u shpjegojë demokratëve që e votuan për të përfaqësuar shqiptarët, jo si Spahi.

Presidenti Topi “futet” në politikë para kohe; dhe i kthen kusurin Kryeministrit

Postuar në 06 Mars, 2012 06:58

Sa më shumë afron data e skadimit të mandatit presidencial, aq më i zgjidhur ndihet Topi nga skrupujt institucionalë. Sot ai ka bërë reagimin më të fortë politik nga pozitat e kreut të shtetit. Shkak i ka dhënë Berisha që nuk ka ditë t’mos e përmendë në mënyrë idhnake. “Njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për polifotot me anëtarët e byrosë së diktaturës”, tha Presidenti duke iu referuar një numri fotosh të publikuara, ku Berisha shfaqet mes anëtarëve të byrosë politike e nën shoqërinë e fëmijëve të diktatorit komunist.

Presidenti Topi “futet” në politikë para kohe; dhe i kthen kusurin kryeministrit

Postuar në 06 Mars, 2012 06:58

Sa më shumë afron data e skadimit të mandatit presidencial, aq më i zgjidhur ndihet Topi nga skrupujt institucionalë. Sot ai ka bërë reagimin më të fortë politik nga pozitat e kreut të shtetit. Shkak i ka dhënë Berisha që nuk ka ditë t’mos e përmendë në mënyrë idhnake. “Njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për polifotot me anëtarët e byrosë së diktaturës”, tha Presidenti duke iu referuar një numri fotosh të publikuara, ku Berisha shfaqet mes anëtarëve të byrosë politike e nën shoqërinë e fëmijëve të diktatorit komunist.

Krimi ordiner terrorizon vendin, 36 vjedhje në ditë

Postuar në 06 Mars, 2012 05:38

Krimi i rrugës ka njohur rritje të vrullshme gjatë vitit të shkuar. Gazetat ishin mbushur sot me lajme mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar sëfundmi në Kuvend, në të cilin bëhet një analizë e plotë mbi aktivitetin kriminal gjatë një viti në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme