Bankat mbledhin me vështirësi 106 miliardë lekë

Postuar në 06 Mars, 2012 13:12

Bankat e mbyllën vitin 2011 duke pasur vështirësi në mbledhjen e 18.8 për qind të kredive të lëshuara. Ky është niveli i kredive me probleme për dhjetorin e vitit të shkuar që deklaron Shoqata e Bankave. E përkthyer në vlerë monetare, përllogaritet që bankat të hasin vështirësi në mbledhjen e rreth 106 miliardë lekëve. Nga këto, bankat konsiderojnë të humbura tashmë rreth 31.4 miliardë lekë, ndërsa kanë ende mundësi për rikuperimin e pjesës tjetër.

Bankat i ndajnë kreditë në pesë kategori. Kategoria e parë janë kreditë standarde, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të portofolit. Kreditë në fjalë përllogariten në rreth 386 miliardë lekë. Kategoria e dytë janë kreditë në “ndjekje”, ku kredimarrësi paguan rregullisht pavarësisht problemeve momentale që mund të hasin. Kategoria e tretë janë kreditë “nën standard” ku ku gjendja financiare e kredimarrësit dhe flukset konsiderohen të pamjaftueshme për të shlyer detyrimet. Pikërisht këtu fillon edhe problemi. Tre kategoritë e fundit janë ato të cilat konsiderohen si kredi të këqija. Kategoria e katërt, janë kreditë “e dyshimta” kur kredimarrësi nuk ka mundësi për të paguar dhe është thuajse i falimentuar. Këstet paguhen zakonisht gjashtë muaj deri një vit me vonesë nga data e paracaktuar. Kategoria e fundit janë kreditë e humbura, ku bankat nuk kanë më shpresë për t’i rikuperuar.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.