Krimi ordiner terrorizon vendin, 36 vjedhje në ditë

Krimi i rrugës ka njohur rritje të vrullshme gjatë vitit të shkuar. Gazetat ishin mbushur sot me lajme mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar sëfundmi në Kuvend, në të cilin bëhet një analizë e plotë mbi aktivitetin kriminal gjatë një viti në vend.
Sipas raportimeve, Prokuroria ka trajtuar rreth 32 700 procedime për vepra penale gjatë 2011 ! Krimi është rritur në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit si Berati (qyteti me kriminalitetin më të madh, rritje 44.5 %), Pogradeci me rritje 36.4 %, Kruja 23.6 % dhe Tropoja me rritje 23 %. Këto janë qytetet ku krimi ka njohur rekorde sipas Prokurorisë, ndërsa qyteti me njerëzit më të urtë cilësohet Përmeti, në të cilin janë regjistruar vetëm 94 procedime penale në një vit. Tirana dhe Durrësi gjithashtu kanë njohur ulje të krimit, por ato vazhdojnë të mbeten në treguesit më të lartë të veprave penale, nisur edhe nga numri i madh i banorëve.
Ajo që shqetëson më shumë autoritetet është rritja e krimeve ordinere, siç janë vjedhjet, grabitjet (kujdes, nuk janë e njëjta gjë), etj. Krimet në fjalë kanë njohur një rritje me mbi 40 për qind. Përllogaritjet tregojnë se gjatë vitit 2011, në Shqipëri kanë ndodhur 13 314 vjedhje ose mesatarisht 36 vjedhje në ditë.
S.E.
Comments
Shqiperia eshte e dyta pas
<p>Shqiperia eshte e dyta pas "Gjermanise" ..........Medet......per Mendjen qe ka.....</p>
Cfare pret, kur kryeministri
<p>Cfare pret, kur kryeministri eshte vrases e ish zevendes-kryeministri hajdut i madh?!</p><p>A nuk ju ngjall pak nje ndjesi 96-97?</p>
Add new comment