Çështja çame këmbehet me dy zv.ministra; dhe çamët shkërmoqen

Postuar në 06 Mars, 2012 14:18

E çara e parë mes çamëve erdhi shumë më shpejt se sa pritej. Dhe erdhi në mënyrën më pak të hijshme, gjë që i komprometon keqas përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti që u bë i zëshëm elektoralisht në zgjedhjet e fundit. Shkak është bërë çmimi që i ka vënë Berisha kësaj force politike parlamentare në terma të posteve në qeveri: dy zv.ministra; një i shëndetësisë e një i kulturës. Me kaq kanë rënë dakord çamët në këmbim të votave në parlament në favor të maxhorancës; më saktë, me kaq ka rënë dakord Shpëtim Idrizi, që ka negocjuar marrëveshjen me kryeministrin.

Ka reaguar menjëherë deputeti tjetër Dashamir Tahiri, i cili është kundër, jo se kauza çame është shitur lirë, jo se nuk i janë vënë kushte qeverisë për këtë pjesëmarrje në qeverisje, por sepse “nuk është dakord që në qeveri nuk po përfaqësohet komuniteti çam i Sarandës, Fierit dhe Vlorës, që i çoi çamët aty ku janë sot”, dhe sepse “Tano dhe Hado [që janë propozuar për zv.ministra] janë të dy aktivistë të partisë çame vetëm pas vitit 2009, ashtu sikurse është deklaruar çam pas zgjedhjeve të këtij viti edhe vetë kryetari Idrizi” (frazat në thonjëza janë marrë nga shqiptarja.com).

Deri para pak kohësh nuk besohej se dhe çështja çame do të dilte në ‘gabin’ e politikës shqiptare. E do të këmbehej me dy … zv.ministra.

M.N.

Comments

Submitted by anonimus (not verified) on

Zoti Nano, po abuzoni me termin Aktivist.

PDIU nuk eshte organizate aktivise por parti politike.

partite politike nuk kane aktivist.

Submitted by a.g. (not verified) on

Qurravitje nga zori i thone kesaj. Berisha i peshtyn dhe ata kujtojne se bie shi.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Kesaj i thone; "kam pi une e eshte dej gomari".

Ceshtja kombetare eshte kurdohere çeshtje e opozites dhe jo e qeverisë.

Marrezia e drejtuesve te shoqates "çameria" eshte se u organizuan ne nje parti politike. Dhe perfundimi eshte PERCARIA.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Shpetim Idrizi nuk e ka formatin e nje lideri qe zgjidh nje çeshtje kombetare. Per mendimin tim ai eshte nje "lider i sajuar". Ai kujton se partia qe drejton eshte si posti i drejtorit te tatimeve ku e pati emeruar Fatos Nano....

Ajo qe po ndodh me komunitetin e vujtur te çamerise eshete nje maskarade. Por, une kam besim se ne radhet e tij do te dalin burra qe do ti perkushtohen çeshtjes se drejte çame dhe te mos bejne gabimin fatal qe te perfshihen ne çfardo lloj qeverie(te majte apo te djathte). Zgjidhja e eshtjes çame kalon nga Amerika dhe jo nga zyrat e mashtruesve te pozites apo opozites ketu.

Submitted by arvanites (not verified) on

I hedh nje kocke Sala, Idrizit, sepse i duhet vota per President dhe Idrizi sulet ta lepije si i babezitur. Kane 3 vjet pozite dhe asnje post, asnjehere nuk eshte ngritur ceshtja came ne diskutimet me Greqine, asnje padi civilie ne Greqi ose Strasbourg.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ne kete mes, i habitshem eshte reagimi diletant i Tahirit, qe reagon pse llokmen e pushtetit e mori Idrizi per njerezit e tij. Tani çamet e pane qe si njeri edhe tjetri jane myzybet fare, eshte mese e mundshme qe nje pjese e mire e elektoratit te shkoje drejt Aleances Kuqezi, si e vetmja force anti-greke ne Shqiperi.

Ama ky Idrizi fare pa mend qelloi, Meta me 4 deputete ka 3 ministri, ky me 2 deputete veç 2 zv.ministra, mire qe degjenerohet ne syte e elektoratit po shitet edhe lire fare.

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

Asnje surprize dhe ketu.   Gojet e ligat kane folur edhe per Idrizin dhe Tahirin si sharltane, dallkauke e matrapaze qe po perdorin ceshtjen came, si pjese integrale e ceshtjes kombetare, per perfitim personal.

Submitted by mallakastriot (not verified) on

Shume keq. mizerabel fare. ceshtja came eshte ceshtja me e madhe kombetare e pazgjidhur. eshte ceshtja qe po e saboton Berishaviqis dhe peshqit e vegjel iken per 2 zv. ministra. turp turp turp. me ata 2 deputete came ne parlament PDIU duhej tja kishte leruar arat berishaviqis. sa keq vertet qe nje pjese e madhe e epirit shnderrohet ne 2 zv. ministra. dhe kete e ka bere berishaviqis me porosi te grekomedhenjve .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.