Ligj për kufijtë e munguar me Greqinë

Postuar në 05 Mars, 2012 03:54

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që nuk ka një ndarje të qartë të ujërave territoriale. Ligjet e vjetra u shfuqizuan në vitin 2008 për t’i hapur rrugë famëkeqit “Pakt Detar me Greqinë” dhe Kuvendit do i duhet që të shqyrtojë gjatë muajit mars projektligjin që do të rivendosë kufijtë shtetërorë të Shqipërisë. Deputetët pretendojnë se Shqipëria momentalisht ndodhet pa kufij, por kufijtë e Shqipërisë, detarë dhe tokësorë, janë përcaktuar vite më parë dhe janë të shënuar në arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

Ligjet e hartuara në kohën e komunizmit për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001 duke bërë një ligj të ri që përcaktonte kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë në vitin 2008 parlamenti, me propozim te qeverisë, ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse.
Në seancën e fundit plenare, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku deklaroi se është dorëzuar një nismë për rivendosjen e kufijve detarë. Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se nisma është dorëzuar nga Partia Socialiste javën e shkuar dhe synon të rregullojë gabimin e realizuar nga qeveria në 2008, e cila i hoqi Shqipërisë kufijtë zyrtarë.

Drafti “Për një ndryshim në ligjin 9861, datë 24.01.2008 “Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror” është firmosur nga kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, dhe i kërkon kryetares së Kuvendit që të përfshijë shqyrtimin e këtij ligji në komisionet parlamentare. Drafti përcakton se “kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar si dhe të traktateve dypalëshë ose shumëpalëshe të lidhura me shtetet e tjera dhe të ratifikuara nga Kuvendi. Ndryshe nga ligji i 2008-ës që e la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta.

Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, thuhet në draft, shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh detare duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit ( Kalasë së Turrës) derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke, deri përmes Kanalit të Korfuzit. Ndërsa gjatësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det, deri te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Nisma e paraqitur në Kuvend nga grupi parlamentar socialist përcakton dhe kufijtë e brendshëm të vendit tonë. “Ujërat e brendshëm territorialë të Republikës së Shqipërisë janë ujërat e detit Adriatik dhe të detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepat e përmendur më sipër, dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve e lumenjve kufitarë”, përfundon propozimi. Në këtë mënyrë ligji i ri i mbyll derën pretendimeve të shteteve fqinjë dhe marrëveshjeve që dalin jashtë kësaj kornize ligjore.

Luis Tanushi, Shekulli

Comments

Submitted by andi ll (not verified) on

drafti ne fjal nuk percakton apo mbron kufijt por hap rrugen ose me sakt permbarimin e asaj qe filloj berisha
drafti nuk cakton sakt kufirin detar jugor ne ml
drafti nuk cakton zonen ekonomike ku fillon dhe ku mbaron ne ml
zona ekonomike detare diskutohet kufijt JO.

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Malokut nuk i behet vone per Shqiperine e Jugut. Atij i mjafton Gegenishtja dhe Kosova. Kufijte detare dhe tokesore ai ia le Grekut ti percaktoje. Eshte hakmarrja e Bishes ndaj kryengritjes se Jugut te Shqiperise kunder regjimit te tij bastard me 1997.</p>

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

<p>Ketu duhet Opozita. Opozita. Ti tunde kembet e ti tunde dhembet, me editoriale e ne parlament duke bere opozite te vertete.</p><p>dhe jo shkerdhatari debile emocionale e ciu ciu ne internet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.