Pjesëmarrja në politikë, gratë ia dalin vetëm në sajë të kuotave

Postuar në 04 Mars, 2012 12:08

Shqipëria renditet në vendin e 82 në botë, për sa i përket pjesëmarrjes së grave në politike. Raporti i Unionit Ndërparlementar paraqet Shqipërinë në një pozicion jo komod krahasuar me shtetet e tjera për sa i përket pjesëmarrjes së grave në qeverisje (vendi i 84 ndër 100 shtete) me vetëm një ministre dhe me 22 gra në një parlament që ka 140 deputetë.

Raporti thekson se pjesëmarrja e grave në politikë sigurohet kryesisht nëpërmjet kuotave në vende si ky i yni apo edhe në rajon apo vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme, etj., ndërsa vlerëson si të përparuara në drejtim të barazisë gjinore vendet e nordike. Ky konstatim vlen specifikisht për Shqipërinë, ku gjatë zgjedhjeve të fundit ishte e detyrueshme që në çdo tre kandidatë për deputetë, njëri të ishte grua.

Raporti ka rritur në përfundimin se numri i grave të përfaqësuara në parlament në të gjithë botën ishte 19.5 për qind, shifra nga të cilat del se në çdo pesë politikanë, vetëm 1 është grua.  

 

S.E.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>pse s&#39;i kerkojme keto kuotat roze edhe per te tjera profesione si psh. minatoret, punetor llaci dhe betoni, ushtar ne kufi, ushtar antimine, snajper, bodyguard? Thua te jete prej mungeses se zgjuarsise?</p>

Submitted by M (not verified) on

<p>Me&nbsp;duket se edhe kuotat nuk eshte se jane plotesuar. Perveç se zbutjes se &#39;klimes&#39; ne seancat&nbsp; parlamentare, tjeter rol gruaja nuk mund te kete dhe per fat te keq ne parlamentin shqiptar kjo gje nuk eshte arritur. Debate banale me fyerje te uleta, grushta e shqelma ne prezence te grave, nu duket inkurajuese. Kur kemi qene te vegjel, ne rast se vellait i duhej te ndeshej me ndonje djale tjeter, e para&nbsp;&quot;&nbsp;mase&quot; qe merrte i thoshte motres se vet: - Ti shko ne shpi....</p><p>Ciao</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.