Putin merr mandatin e tretë presidencial; dhe ngashërehet

Postuar në 05 Mars, 2012 05:04

Vladimir Putin do të jetë President i Federatës Ruse për herë të tretë. Ai ka fituar zgjedhjet e së dielës me 63, 75% të votave. Ai e ka pritur i ngashëryer e me lolë këtë fitore të tijën, s’ka gjë se opozita është duke ngritur zërin  për manipulime. “Është një rezultat i trukuar”, po thonë organizata jo qeveritare ruse. “Është një garë që është kontrolluar nga kandidati Putin”, thonë vëzhgues të OSBE-së. Sipas gazetave ruse që anojnë nga opozita, “pushteti nuk ka mundur që të rrisë legjimitetin e vet pas këtyre zgjedhjeve”.
Në fakt, opozita po bëhet gati të organizojë protesta, por fitorja në fjalë, edhe sikur të korrektohet me një koeficient manipulimi, mbetet një rezultat i mirë për Vladimir Putinin, e asfiksues për opozitën. Kjo e fundit po rrit ndikimin në Moskë (edhe rezultatet zyrtare thonë se Putini nuk arriti ta kalonte 50%-ëshin në kryeqytet), por shifra 63.75% në favor të Putinit në planin nacional është disi shkurajuese për opozitën.

Re.Pu.
 

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&nbsp;Kur kam qene i vogel gjithmone pyesja prinderit se si arrijne &#39;te qajne&#39; aktoret ne film dhe ata me spjegonin, aq sa dinin, se perdornin qepe para xhirimit. Mbase dhe Putini ka perdorur &#39;qepe&#39; para ngasherimit per &#39;dobesine&#39; e popullit rus qe i ridha votbesim ketij &#39;kllouni demokratik&#39;, i cili performon para nje publiku qe nuk e njeh mire &#39;vaksinen&#39; demokratike...Keta &#39;ish-et&#39; sikur ngjajne mes tyre jo nga &#39;surrati&#39; por nga &#39;grimasa&#39;...Ka rrezik te jete rrjedhoje e te njejtit formim. Formim...(si e ka emrin ?) ah, qe e kam harruar...</p>

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

<p>I asht kujtua koha kur ishte spiun ne Gjermani pa buk e pa pare e do kete thane me vehte: &quot;dreq o pune,sa i madh qe paskam qene dhe, ma e forta se keta budallenj kujtojne se vertete jam&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.