Ilir Zela jep një leksion për humbësit në politikë

Postuar në 04 Mars, 2012 07:20

Në Shqipëri humbësit reagojnë prore në mënyrë idhnake. Ndërsa Ilir Zela, që garoi përballë Saimir Tahirit për postin e kreut të PS-së së Tiranës, kërkon t’i ikë këtij tabiati. Në profilin e tij në facebook ka shkruar diçka, që në rrethanat shqiptare nuk do ish keq të mbahej si një Manifest i Humbësit. Nuk mbahet mend dikush tjetër këtyre anëve që të ketë reaguar në mënyrë kaq të të fisme e kalorësiake pas humbjes në një garë politike.

“Falenderoj 153 anëtarët e Asamblesë Socialiste të PS-së së Tiranës, të cilët votuan platformën time! Falenderoj 390 motrat dhe vëllezërit e tjerë, të cilët votuan atë të Saimirit!”, thotë ai qysh në fillim plot mirëkuptim edhe për ata që s’e kanë votuar. E pastaj ka falenderime për emra të veçantë. Falenderoj Edi Ramën, Presidentin Meidani, Profesor Pellumbin, Arben Malajn, dhe Musa Ulqinin”, thotë ai, duke e karakterizuar këtë të fundit me fjalët “legjenda e të gjitha fitoreve të PS-së në kryeqytet”. Falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur publikisht, madhe dhe tre gazetarë për interesin e treguar (Alban Dudushin, Anila Bashën dhe Lorenc Vangjelin). Dhe në fund thotë: “Uroj Saimirin për fitoren dhe e ftoj ti bashkojë të dy platformat.... Ju dua të gjithëve, Iliri”.Askush nuk ka ide se ç’ka ndodhur realisht brenda PS-së së Tiranës në këtë rast (shqiptarja.com bënte aluzion për një rezultat të kurdisur), por gjesti i Zelës është i bukur. Edhe sikur të jetë i sforcuar.E.G.

Comments

Submitted by beni (not verified) on

<p>kur e ben zela kete gjest ti e quan te bukur; po ta beje pernaska per salen tek pd-ja do ta quaje bythe lepirje; goxha diference per analizat.</p>

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

<p>Rama imiton Berishen. Berisha i degdisi njere ca demokrat dhe pasi i thanë &quot;babë,na fal etc&quot; ,i afroi , u dha nga nje kocke dhe nuk po ndiher po rrine si eunukë. Rama e degdisi &nbsp;Zelen dhe ca si puna e tij dhe tani e gjeti &quot;ne rrethinat e Parisit&quot;, duke iu qarravit e perbetuar se do ti rrinte lepe-peqe etc dhe i gatshem te bente kllounin garoi ...(humbsi i paramenduar per kryetar te PS se Tiranes) dhe fitoi nje vend diku si Maqo Lakrori. Tani nuk kuptoj more Muço, perse kete proces kastrimi politik e moral na e paraqet si vlere?!&nbsp;A megjith mend po kujton se ky popull han bar?!</p><p>Politika e Rames dhe Berishes , ne thelb, nuk eshte veçse nje hibridizim i larget i metodave bizantino-komuniste me ato te vjetra kineze. Mao Ce Duni thoshte se &quot;shokut me njeren dor t&#39;i biem e me tjetren ta ndihmojme&quot;. Kjo eshte tipike e &quot;dy miqve tane , e udheheqsve tane te medhenj&quot;, qe per fat te keq deshti dreqi e na i qiti per hise me na mbet gjith diten neper mend e me na zane ekranin e televizorit me marrinat e me ligsite e tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.