Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha: Rama në borxh me shqiptarët për statusin, bëri skeptikë vendet e BE

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:01

Refuzimi i statusit ishte një lajm shumë i keq për Shqiptarët, populli më europian-dashës në Europë. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim pas vendimit të BE për ta shtyrë për në qershor dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat Basha akuzoi qeverinë Rama-Meta si përgjegjëse të drejtpërdrejtë të këtij vendimi, pasi sipas tij me shkeljet e shumta ligjore në kaq pak kohë në pushtet dhe me arbitraritetin e saj bëri skeptikë fuqitë e mëdha europiane ndaj Shqipërisë.

Skandali i Albpetrolit me TV Klan: Tre herë sponsorizime, 250 milionë lekë brenda një viti

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:00

Kompania shtetërore Albpetrol, e cila është e mbytur në borxhe dhe nuk paguan dot punonjësit e saj, ka gjetur mundësinë që vetëm vitin e fundit, 2012- 2013, të sponsorizojë tre herë televizionin Klan me shuma që arrijnë në 250 milionë lekë të vjetra.

Sponsorizimi është dhënë për gjoja disa aktivitete kulturore të televizionit, që rezultojnë sipas disa kërkimeve të gazetës Tema, të parealizuara.

Statusi shtyhet për në qershor

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 15:59

Shqipëria nuk mundi të marrë statusin në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Siç edhe mund të pritej, 5 shtete të BE, Gjermania, Franca, Britania, Holanda dhe Danimarka propozuan qershorin e 2014-ës. Në këto momente ministrat janë duke riformuluar vendimin zyrtar, por mësohet se nuk do ketë kushte shtesë.Për të mësuar më shumë, “Top-Channel” realizoi një lidhje direkte me korrespondenten tonë në Bruksel, Arta Tozajn.

KLD: Maxhoranca, terma poshtërues e revansh politik për të nënshtruar

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:27

Një ditë pas mbledhjes, në të cilën u rrëzua kërkesa e ministrit të Drejtësisë për emërimin e magjistratëve të rinj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagon duke akuzuar maxhorancën për përpjekje për nënshtrimin e institucionit.

KLD shprehet me anë të një deklarate se maxhoranca e përfaqësuar nga ministri Naço, ka përdorur terma poshtërues.

Firmoset Gazsjellësi TAP, Rama: I hap rrugën projekteve të reja

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:26

Konfirmohet zyrtarisht që gazsjellësi i famshëm TAP do të kalojë nëpërmjet tokës shqiptare. Marrëveshja përfundimtare për kalimin e gazit në Europë nga gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline, TAP, është firmosur në Baku të Azerbajxhanit, ku ka qenë I pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev deklaroi gjatë ceremonisë se ky projekt do të ndryshojë hartën e energjisë në rajonin tonë dhe do të ndihmojë zhvillimin historik të vendit tonë.

Statusi, Brukseli vendos sot për Shqipërinë. Ministri i jashtëm holandez: Ende s`kemi vendosur

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:24

Nis mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE, ku në rend të ditës është edhe diskutimi i statusit të Shqipërisë si vend kandidat për anëtar. Mbledhja parashikohet të zgjasë deri në mbrëmje dhe më pas do të ketë një konferencë për shtyp për vendimit e marra.

Ndërsa ishte deklaruar se Hollanda do të votonte kundër, sot ministri i jashtëm holandez Frans Timermans, la të hapur mundësinë se mund të ndryshojë qëndrim sa i përket dhënies së statusit për Shqipërinë.

Nisin hetimet për zhdukjen e portofolit të Olldashit/ Sot deputeti mbushte 41 vjeç

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:23

Prokuroria ka nisur hetimet për zhdukjen e portofolit të deputetit Sokol Olldashi në aksidentin fatal të 20 nëntorit.

Olldashi humbi jetën në këtë aksident të rëndë, ndërkohë që portofoli i tij mungonte mes provave të fiksuara në vendin e ngjarjes.

Prokuroria dyshon se mos portofoli është vjedhur.

Olldashi mbushte sot 41 vjeç.

Në rrjetet sociale, ka urime dhe sërish ngushëllime për humbjen ne tij.

Ministrat e Ramës lënë mandatin

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:22

Ministrat e kabinetit Rama nisin procesin e lënies së mandateve. Shtatë prej tyre tyre, përkatesisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë depozituar pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit.

Rama, Gjiknuri e Bushati në Baku: Me Hague për firmosjen e investimit për TANAP dhe TAP

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:47

BAKU- Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati njofton takimin me William Hague ne Baku, ne kuader te firmosjes se marreveshjes per gazjellesin TAP.

“Ne Baku me William Hague per firmosjen e investimit te SD 2, i cili garanton furnizimin me gaz te TANAP dhe TAP!”- shkruan Bushati ne profilin e tij ne Twitter.

Eksplozivi në makinën e Dervishit ishte ndërtuar në mënyrë amatore

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:43

Zbulohet pronari i kartës së celularit që ishte lidhur me materialin shpërthyes që u gjet në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Mësohet se numri i përket një qytetari nga Vlora, i cili i ka shpjeguar policisë se numrin telefonik në fjalë e ka regjistruar në emër të tij më se një vit më parë. Gazeta “Panorama”, e cila u referohet burimeve të saj pranë prokurorisë shkruan se personi në fjalë nuk ka lidhje me vendosjen e eksplozivit pluhur në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara