Skandali i Albpetrolit me TV Klan: Tre herë sponsorizime, 250 milionë lekë brenda një viti

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:00

Kompania shtetërore Albpetrol, e cila është e mbytur në borxhe dhe nuk paguan dot punonjësit e saj, ka gjetur mundësinë që vetëm vitin e fundit, 2012- 2013, të sponsorizojë tre herë televizionin Klan me shuma që arrijnë në 250 milionë lekë të vjetra.

Sponsorizimi është dhënë për gjoja disa aktivitete kulturore të televizionit, që rezultojnë sipas disa kërkimeve të gazetës Tema, të parealizuara.

Siç shihet nga tabelat përmbledhëse, Albpetrol ka sponsorizuar dhe disa media dhe OJQ të tjera afër qeverisë Berisha, por shuma e dhënë është rreth dhjetë herë më e vogël se ajo e TV Klan.

Sponsorizimi në këtë masë i një medie të vetme proqeveritare, pa asnjë verifikim të shpenzimit të pareve, është një rast flagrant, i cili duhet të çojë para drejtësisë të dy palët, ndërkohë që duhet të kthejnë pranë arkës së Albpetrolit shumat e marra.

Qindra punëtorë të kësaj kompanie janë rrugëve pa rroga për festat e fundvitit, ndërsa lekët kanë shkuar për dhurata për media dhe OJQ afër Berishës.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.