Nisin hetimet për zhdukjen e portofolit të Olldashit/ Sot deputeti mbushte 41 vjeç

Prokuroria ka nisur hetimet për zhdukjen e portofolit të deputetit Sokol Olldashi në aksidentin fatal të 20 nëntorit.
Olldashi humbi jetën në këtë aksident të rëndë, ndërkohë që portofoli i tij mungonte mes provave të fiksuara në vendin e ngjarjes.
Prokuroria dyshon se mos portofoli është vjedhur.
Olldashi mbushte sot 41 vjeç.
Në rrjetet sociale, ka urime dhe sërish ngushëllime për humbjen ne tij.
“S’të them dot edhe 100… por një pjesë e shpirtit tënd do jetë gjithmonë me ne, ashtu si një pjese të shpirtit tonë e ke marrë me vete… përgjithmonë,” shkruan Mesila Doda në FB.
Kurse deputetja tjetër demokrate, Majlinda Bregu, shprehet: “Sot Sokoli do të bënte 41 vjeç…
Do të na mblidhte për darkë ku si gjithmonë do të këndonim vetë më shumë se këngëtari, do i ngacmonte me humor të gjithë e do të përsërisnim se sa nevojë kemi të rrimë e gëzohemi bashkë…”./e
Tema
Add new comment