Firmoset Gazsjellësi TAP, Rama: I hap rrugën projekteve të reja

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:26

Konfirmohet zyrtarisht që gazsjellësi i famshëm TAP do të kalojë nëpërmjet tokës shqiptare. Marrëveshja përfundimtare për kalimin e gazit në Europë nga gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline, TAP, është firmosur në Baku të Azerbajxhanit, ku ka qenë I pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev deklaroi gjatë ceremonisë se ky projekt do të ndryshojë hartën e energjisë në rajonin tonë dhe do të ndihmojë zhvillimin historik të vendit tonë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se TAP është një projekt i madh që do i hapë rrugën projekteve të reja. “Implementimi i projektit Trans-Adriatik të gazsjellësit TAP do të hapë rrugën për projekte të reja të tilla si IAP. TAP është një projekt i madh, por do të jetë akoma më i madh pasi do i hapë rrugën projekteve të reja inovative të përbashkëta mes Shqipërisë, Kroacisë , Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në një përpjekje të përbashkët për të promovuar IAP, i cili do shpërndajë gazin në tregjet e reja nga Korridori Jugor i gazit deri në rrjedhën e pasme të tij”,- tha Rama.

“TAP mund të jetë ( dhe kemi për qëllim për të bërë këtë me ndihmën e Azerbajxhanit dhe partneri ynë strategjik Turqia ) një burim i zhvillimit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, një rajon që i bashkohet epokës së re të paqes dhe të bashkëpunimit”,-theksoi Rama.

Më tej Rama deklaroi se kjo nuk është vetëm një shans për zhvillimin e tregut kombëtar të Shqipërisë që kërkon mbështetje dhe kontribut të veçantë të Azerbajxhanit. “Shqipëria duhet të bëhet një “nxitës” i gazifikimit për shumë vende të rajonit të cilat ende nuk kanë tregje të tilla dhe infrastrukturën e nevojshme. Për Shqipërinë, TAP është jo vetëm një grup mundësish, por edhe një sërë detyrimesh. Qeveria jonë do të paraqesë burimet e nevojshme njerëzore, materiale dhe kuadrin institucional për garantimin e punës të projektit TAP”,- tha kryeministri.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.