Rama, Gjiknuri e Bushati në Baku: Me Hague për firmosjen e investimit për TANAP dhe TAP

BAKU- Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati njofton takimin me William Hague ne Baku, ne kuader te firmosjes se marreveshjes per gazjellesin TAP.
“Ne Baku me William Hague per firmosjen e investimit te SD 2, i cili garanton furnizimin me gaz te TANAP dhe TAP!”- shkruan Bushati ne profilin e tij ne Twitter.
Nje dite me pare Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri mberriten në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare.
Lajmi është bërë me dije nga ministri Bushati, i cili nëpërmjet faqes së tij në Twitter ka njoftuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku.
Në qendër të diskutimeve, siç thekson edhe ministri Bushati do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP.
Në takimet që delegacioni shqiptar do të ketë do të diskutohet edhe për projektin IAP.
Panorama
Add new comment