KLD: Maxhoranca, terma poshtërues e revansh politik për të nënshtruar

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:27

Një ditë pas mbledhjes, në të cilën u rrëzua kërkesa e ministrit të Drejtësisë për emërimin e magjistratëve të rinj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagon duke akuzuar maxhorancën për përpjekje për nënshtrimin e institucionit.

KLD shprehet me anë të një deklarate se maxhoranca e përfaqësuar nga ministri Naço, ka përdorur terma poshtërues.

“Përfaqësuesit e maxhorancës u larguan duke krijuar situata penguese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka qenë transparent dhe se janë ndërtuar standarde për vlerësimin e gjykatësve. Përfaqësuesit e maxhorancës përdorën terma poshtërues, presion dhe revansh politik për të nënshtruar. KLD u bën thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë”, thuhet në një reagim të KLD-së.

Emërimi i magjistratëve, KLD rrëzon kërkesën e Naços

16 dhjetor – KLD rrëzon propozimin e ministrit të Drejtësisë për emërimin e magjistratëve të rinj. Naço kërkoi që në mbledhjen e radhës së KLD-së të shqyrtohej emërimi i magjistratëve të rinj nëpër gjykata, kryesisht në Gjykatën e Tiranës ku janë edhe 13 vende vakante. Por kërkesa e ministrit nuk është përfshirë në rendin e ditës.

KLD ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, me përjashtim të kërkesës së ministrit për emërimin e magjistratëve, të cilët ligjërisht duhet të futen në sistemin e drejtësisë. Naço thotë se në këtë mënyrë, magjistratëve të rinj po u mohohet e drejta e tyre.

KLD rrëzon propozimin e ministrit të Drejtësisë për emërimin e magjistratëve të rinj. Naço kërkoi që në mbledhjen e radhës së KLD-së të shqyrtohej emërimi i magjistratëve të rinj nëpër gjykata, kryesisht në Gjykatën e Tiranës ku janë edhe 13 vende vakante. Por kërkesa e ministrit nuk është përfshirë në rendin e ditës.

KLD ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, me përjashtim të kërkesës së ministrit për emërimin e magjistratëve, të cilët ligjërisht duhet të futen në sistemin e drejtësisë. Naço thotë se në këtë mënyrë, magjistratëve të rinj po u mohohet e drejta e tyre.

Naço ka vendosur të largohet nga mbledhja, duke u shprehur se nuk do të bëhej pjesë e një farse. Me të njëjtat argumente është larguar nga mbledhja e KLD-së edhe anëtari Sokol Çomo.

“Gjyqtarët kanë mbaruar studimet, por KLD nuk i fut në rendin e ditës, duke i lënë ata jashtë sistemit. Plotësimi i vendeve vakante në gjykata do të bëhet me anëtarë të ardhur nga rrethet. U largova nga mbledhja sepse nuk dua të bëhem pjesë e kësaj farse. Në emërimet që do bëhen do ketë një farsë. Magjistratët mund ta përmirësojnë sistemin e drejtësisë dhe jo duke bërë qokat e KLD-së”, tha Naço.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.