Arkiv-Lajme të përditësuara
Përgjaken rrugët, dy aksidente tragjike në Kukës dhe Sarandë, 11 të vdekur
Dy aksidente tragjike me 11 viktima, kanë tronditur opinionin publik këtë të shtunë. Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, një furgon me pasagjerë ka rënë në një humnerë në aksin rrugor Kukës- Shishtavec. Për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur. Pas ngjarjes së rëndë në Kukës, një tjetër aksident ka ndodhur në Sarandë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur ura e Bogazit. Pesë persona humbën jetën, duke e çuar në 11 numrin e viktimave brenda një dite.
Përgjaken rrugët, 11 viktima
Gjashtë persona që po udhëtonin nga fshati Shtrezë humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën rëndë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shishtavec-Kukes. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Topojanit.
Automjeti raportohet te kete dale nga rruga ne oren 6.45 minuta te mengjesit te se shtunes, kohe ne te cilet salla operative e policise se Kukesit eshte njoftuar nga nje kalimtar i rastit per aksidentin tragjik. Viktimat, - thote policia lokale, - jane te aferm me njeri -tjetrin, nderkohe qe tre prej tyre jane nga e njejta familje.
Mungesa e informacionit, Rama: Do të reformojmë shërbimin sekret
Mes debateve të shumta me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe Ministrave të kabinetit qeveritar për “tritolin”që shoqëruan seancën e gjatë plenare të ditës së djeshme, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe një herë qeverine e tij. Ndërsa foli në përfundim të punimeve parlamentare, Rama akuzoi opozitën se po bën politikë me krimin. Duke u kujtuar se mori në dorë një shtet të rrënuar nga e djathta, Rama tha se qeveria e tij mbetet e vendosur për të vijuar luftën e saj me krimin.
Opozita vajton humbjen e pushtetit
Mitro: Nuk ua vura unë tritolin Dervishit dhe Kollozit, i kam miq
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për Marjon Mitron, i akuzuari si porositësi i atentatit me tritol të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishit. Por gjatë seancës gjyqësore mësohet se Mitro ka mohuar të jetë ai autori i këtij atentati. “Besnik Dervishin dhe Ardian Kollozin i kam miq”, -është shprehur Mitro në gjykatë. Ndërsa pas dhënies së vendimit, avokati mbrojtës i Marjon Mitros është shprehur se klienti i tij nuk ka lidhje me akuzat e ngritura për vendosje tritoli.
Rama: Opozita bën politikë me krimin, ne po e luftojmë
“Lufta kundër krimit do të çohet deri në fund, pa asnjë tërheqje, lëkundje apo diskutim”. Kështu deklaroi dje nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë iu përgjigj akuzave të opozitës ndaj policisë dhe ministrit të Brendshëm, duke i cilësuar deklaratat e tyre si “vajtim për humbjen e pushtetit të korruptuar”. “Bënë ç’deshën me Shqipërinë, minuan çdo marrëdhënie sociale me urrejtje politike, çdo shkollë me injorancë, çdo derë të shtetit me korrupsion, e bënë shtetin fije- fije.
Sinanaj u denoncua nga bashkëpunëtori në momentin kur do të vriste një biznesmen
Rrëfimi
Ndriçim Gjokona fiton statusin e të penduarit. Tregoi bëmat e vrasësit me pagesë
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Pagesa për atentatin e fundit ndaj biznesmenit të hidrokarbureve do të ishte 150 mijëeuro
Alarm për bombë pranë Bashkisë së Tiranës
Një alarmi për bombë pranë Bashkisë së Tiranës ka sjellë një rrethim të zonës nga forcat eksperte, ndërsa është ndaluar qarkullimi i kalimtarëve.
Sipas informacioneve të fundit, alarmi është dhënë përmes një telefonate në sallënoperative të policisë.
Ekspertët po bëjnë kontrollin e zonës për të verifikuar nëse alarmi është fals, apo vërtet ka ndonjë lëndë eksplozive pranë Bashkisë dhe disa ndërtesave të rëndësishme historike dhe fetare në këtë zonë.
/ Top Channel
Sondazhi IPR: Rama personazhi më i besuar nga shqiptarët
Kryeministri Edi Rama është personazhi që shqiptarët i besojnë më shumë, me 48,1% përgjigje pozitive, dhe puna e qeverisë së tij është cilësuar si pozitive nga shumica e shqiptarëve. Ky ka qenë konkluzioni i sondazhit të bërë nga “Ora News” më bashkëpunim me kompaninë e sondazheve IPR, i cili u publikua sonte.
Harito: Emaili ku i bëhej presion administratës për vota. Berisha: Bravo më qoftë
Ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Hario, zbuloi sot në Kuvend një e-mail të para 23 qershorit, me anë të të cilit stafi i ish-kryeministrit Berisha i kërkonte administratës të identifikonte votat.
“Berisha i kërkonte administratës të identifikonte votat. Pyeste në email”Sa vota të sigurta keni””, tha Harito.
Në replikën e tij, Berisha nuk e mohoi këtë fakt, madje u shpreh krenar.
Prokuroria: Hetim policisë për nxjerrjen e sekretit hetimor
Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione JOZYRTARE, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.