Harito: Emaili ku i bëhej presion administratës për vota. Berisha: Bravo më qoftë

Postuar në 30 Janar, 2014 15:54

Ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Hario, zbuloi sot në Kuvend një e-mail të para 23 qershorit, me anë të të cilit stafi i ish-kryeministrit Berisha i kërkonte administratës të identifikonte votat.

“Berisha i kërkonte administratës të identifikonte votat. Pyeste në email”Sa vota të sigurta keni””, tha Harito.

Në replikën e tij, Berisha nuk e mohoi këtë fakt, madje u shpreh krenar.

“Në qoftë se e kam shkruar unë, bravo i qoftë Sali Berishës. Po nuk e di a e kam shkruar apo jo. Unë kam zhvilluar konceptin që administrata duhet të shprehë bindjet publike pa asnjë rezervë. Unë nuk i konsideroj punonjësit e administratës si qenie apolitike”, tha ai.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.