Mitro: Nuk ua vura unë tritolin Dervishit dhe Kollozit, i kam miq

Postuar në 31 Janar, 2014 04:29

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për Marjon Mitron, i akuzuari si porositësi i atentatit me tritol të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishit. Por gjatë seancës gjyqësore mësohet se Mitro ka mohuar të jetë ai autori i këtij atentati. “Besnik Dervishin dhe Ardian Kollozin i kam miq”, -është shprehur Mitro në gjykatë. Ndërsa pas dhënies së vendimit, avokati mbrojtës i Marjon Mitros është shprehur se klienti i tij nuk ka lidhje me akuzat e ngritura për vendosje tritoli. 

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për anëtarin tjetër të bandës së tritolit, N. Gj., i penduari i cili pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë për të zbardhur krimet e bandës, dhe çoi më pas në arrestimin e Julian Sinanajt.

Arrestimi

Ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet personave të grupit kriminal, ajo që ka çuar në zbardhjen e një prej grupeve kriminale, më të rrezikshme në vendin tonë. N. Gj., njeriu që i siguronte bazën materiale vrasësit me pagesë, Julian Sinani, të arrestuar tashmë ngaPolicia e Tiranës, ka denoncuar në Policinë e Durrësit këtë të fundit. Një mosmarrëveshje mes të dyve ka bërë që Sinani ta kërcënojë me vdekje shtetasin N. Gj., dhe ky i fundit duke i ditur krimet që ka bërë Sinani vendosi ta denoncojë atë në policinë e qytetit bregdetar, raporton “Ora News”.

Pas kësaj strukturat e policisë kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Julian Sinanit, dhe ditën e arrestimit të tij kanë mundur ta ndalojnë në flagrancë. Mësohet se atë ditë ai do vriste një biznesmen të njohur në fushën e karburanteve, i cili ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas ndalimit të tij nga policia, 27-vjeçari ka zbardhur të gjithë ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë, përfshirë këtu edhe ato që ka kryer në Greqi, si vrasje me pagesë dhe vendosje e bombës në gjykatën e Selanikut. Ai ka pranuar se ka kryer 27 vrasje, në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Julian Sinani dhe N. Gj. kanë vendosur që të jenë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Bëhet me dije se Julian Sinani, mbrëmjen e të mërkurës, ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptar.

Shekulli 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.