Prokuroria: Hetim policisë për nxjerrjen e sekretit hetimor

Postuar në 30 Janar, 2014 15:52

Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione JOZYRTARE, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.

Në një njoftim zyrtar, prokuroria deklaroi se ka konstatuar se nga burime të paidentifikuara i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje.
“Organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion JOZYRTAR që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij,” thotë Prokuroria e Përgjithshme.
Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.
Gazetat dhe televizionet u mbushën me informacione mbi arrestimet e të dyshuarve për vrasje me pagesë dhe vënie bombash me telefonatë gjatë 48 orëve të fundit. Prokuroria thotë se të dhënat e publikuara në media përbëjnë shkelje të sekretit hetimor nga ana e zyrtarëve që i kanë dhënë këto informacione.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.