Përgjaken rrugët, 11 viktima

Postuar në 08 Shkurt, 2014 11:42

Gjashtë persona që po udhëtonin nga fshati Shtrezë humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën rëndë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shishtavec-Kukes. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Topojanit.

Automjeti raportohet te kete dale nga rruga ne oren 6.45 minuta te mengjesit te se shtunes, kohe ne te cilet salla operative e policise se Kukesit eshte njoftuar nga nje kalimtar i rastit per aksidentin tragjik. Viktimat, - thote policia lokale, - jane te aferm me njeri -tjetrin, nderkohe qe tre prej tyre jane nga e njejta familje.

Policia e Kukesit njoftoi se viktimat jane Fehim Biba 58 vjeç, Zykri Shehu 65 vjeç, Zamir
Aksidente rrugore
Tiranë, furgoni përplas këmbësoren
"Rrugët elektorale shtuan aksidentet"
Shkodër, aksident rrugor, një i vdekur
Karanxha 42 vjeç, drejtuesi i mjetit Bashkim Çuni 21 vjeç, kunata e tij Majlinda Çuni, e cila raportohet se ishte shtatzënë dhe Meleqe Serani.

Kater te plagosur mes te cileve edhe vellai i drejtuesit te mjetit Xhevahir Çuni, Petrit Mustafa, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba jane percjelle per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Petrit Mustafa dhe Rustem Biba, sipas mjekeve kane pesuar demtime ne shtyllen kurrizore dhe kane mbetur te paralizuar.

Ndersa Çuni po i nenshtrohet operacionit dhe pritet qe pas disa oresh te mesohet per gjendjen e tij. E plagosura tjeter Hyrije Kovaçi ndodhet jashte rrezikut per jeten. Tre te plagosurit e tjere ndodhen ne spitalin e Kukesit, jashte rrezikut per jeten.

Policia e Kukesit i tha Top Channel se drejtuesi i mjetit tip furgon me targat AA 870 FY ishte i pajisur me dokumentacionin perkates. Nga keqyrja e deritanishme e vendit te ngjarjes, nga njoftimet jozyrtare, perjashtohet mundesia e aksidentit per shkak te shpejtesise se madhe.

Hetimet po shtrihet ne dy pista, ne ate te defektit te mundshem te mjetit, si dhe ne mundesine e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Ekspertet qe ndodhen ne vendngjarje i thane Top Channel se mjeti u gjet me marshin e dyte dhe me frena ngritur. Policia nderkaq po vijon hetimet per te zbardhur mekanizmin se si ka ndodhur ky aksident tragjik.

Tjetër aksident rrugor, 5 të vdekur
Ngjarja në Sarandë. Viktimat nga përplasja e dy makinave

Një tjetër aksident i rëndë rrugor, pas atij të Kukësit ku humbën jetën 6 persona, është verifikuar ditën e shtunë, duke përgjakur edhe më shumë rrugët e vendit.

Aksidenti i fundit ka ndodhur në qytetin jugor të Sarandës, ku nga përplasja e dhunshme e dy automjeteve kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Lajmin e konfirmojnë burime policore lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Bogazit, ku shkak mendohet të jenë bërë lagështira në rrugë dhe manovrat e gabuara të shoferëve.

Viktimat janë identifikuar me emrat: Kristo e Petro Mekshi, atë e bir nga fshati Dërmish; vëllezërit Fejzo dhe Krenar Sulo; si dhe shtetasi Taip Madani.

Madani, i cili drejtonte një nga veturat, njihej si legjenda e valles çame. Kristo Mekshi dhe Krenar Sulo mësohet se ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa tre të tjerët u gjetën të vdekur në vendngjarje.

Burimet saktësojnë se makinat e përplasura janë njëra e tipit “Renault” me targë “AA 875 BG”, ndërsa tjetra e tipit “Alfa Romeo” me targë “AA 493 IE”.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.