Arkiv-Lajme të përditësuara
Shqipëri-Greqi, marrëveshje e re ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit sot në Athinë në një takim zyrtar dhe zhvilloi bisedime me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Greqisë, z. Spyridon Adonis Georgiadis.
Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet dy institucioneve që ata drejtojnë, duke shprehur angazhimin e përbashkët për një zhvillim cilësor të mëtejshëm të tyre.
Vrasjet me pagesë, zbardhet SMS-ja e vartësit të Gjikës për Besnik Dervishin
Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me te.Nga të dhënat e grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro, ish-inspektor i INUK ne varesi te Shpetim Gjikes ne bashkine Vlore.
Digjet një banesë në Berat, në gjendje të rëndë 30 vjeçari .
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qytetin e Beratit, më saktësisht në lagjen “Çlirimi”. Si pasojë e zjarrit të furishëm një person rreth 30 vjeç i identifikuar si Eugen Duda, ka mbetur i dëmtuar rëndë, me djegie të shumta në të gjithë trupin. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 30 vjeçari i ka vendosur zjarrin banesës e ndodhur në katin e parë të një pallati, duke qëndruar brenda edhe vetë. Sakaq aktualisht i dëmtuari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Tiranë, kapen të dyshuarit për drogë.
Tirane – Dy persona të dyshuar për shitje droge janë arrestuar sot nga policiae Tiranës e cila u ka gjetur një sasi municionesh dhe armë luftarake. Burimet nga policia thanë se më datë 10.02.2014, nga Policia e Tiranës, u arrit sekuestrimi i tre armëve të zjarrit, një sasie lënde narkotike dhe arrestuar në kushtet e flagrancës dy shtetas si posedues të armëve dhe shpërndarës të lëndëve narkotike.
Në kuadër të një operacioni Maska policor, të organizuar nga Strukturat Kundër Narkotivëve të Policisë së Tiranës, u arrit kapja në qëndër Kamëz e dy shtetasve të mëposhtëm :
PD: Më 20 shkurt, marshim protestë kundër diktaturës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat deklaroi se më 20 shkurt do të ketë protestë kundër varfërisë. Ai kujtoi se 20 shkurti përkon me 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, duke shtuar se kjo nuk do të jetë vetëm një ditë përkujtimore por edhe marshim kundër varfërisë. Në vijim kryedemokrati ftoi në këtë marshim-protestë, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna, pensionistët, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.
KQZ i jep mandatin kandidates së LSI-së në Durrës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të hënën, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, që t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), në Qarkun Durrës, Ermira Përparim Koçi. Znj. Koçi është kandidati i radhës në listën e LSI-së për këtë qark për shkak të dorëheqjes së znj. Klodjana Pashkaj.
Siguria rrugore, ministrat e rajonit takim në Tiranë
TIRANE-Ministrat e Transportit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë janë takuar sot në Tiranë ku kanë shkëmbyer ide mbi përmirësimin e disa çështjeve që lidhen me trasportin dhe infrastrukturën në rajon.
Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për integrimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në sektorin e transportit të vendeve të Ballkanit.
Në fjalën e tij, ministri i transportit Edmond Haxhinasto u shpreh se është i rëndësishëm bashkëpunimi me Bashkimin Europian për t`i dhënë zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë me projektet strategjike.
Serbët vendosin barrikada në Mitrovicë
Anëtarë të Këshillit të Sindikatës të fabrikës ‘Lola Fot’ në Leshak, kanë paralajmëruar për të hënën dhe të martën bllokadë të magjistrales Rashkë – Mitrovicë, përkatësisht në Jarinjë nga ora 12:00 deri në 14:00.
Sipas anëtarëve të Këshillit, bllokada dy orëshe do të zgjasë dy ditë, dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi i tyre, bllokada do të jetë 24 orëshe.
Arsyeja e një vendimi të tillë për bllokadë të rrugës nga ana e këtyre punëtorëve, është mos marrja e pagave të tyre për disa muaj.
Shqiptari më i kërkuar në Europë, fshihet në Spanjë.
Shqiptari Dritan Rexhepi, i akuzuar për dy vrasje dhe grabitje me armë në vitin 1999 në vendlindje, figuron ndër personat më të kërkuar nga në Europë. Sipas mediave spanjolle, veç Shqipërisë, Britanisë dhe Belgjikës, Rexhepin e kërkon edhe Spanja, e cila e ka listuar në listën e 10 më të kërkuarve.
Vrasjet me pagesë, shpërthim tritoli në banesën e porositësve në Vlorë.
Vlorë – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Vlorë.Policia ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një godinë pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve. Menjëhere pas njoftimit të marrë për ngjarjen, drejt godinës ku ka ndodhur shpërthimi janë nisur forca të shumta të policisë dhe efektiva të shërbimeve zjarrfikëse.