Arkiv-Lajme të përditësuara

Plotësimi i kushteve të integrimit, raundi i 5-të BE - Shqipëri

Postuar në 24 Mars, 2015 09:56

“Shqipëria duhet të realizojë reforma cilësore. Dialogu pozitë-opozitë duhet të vijojë jo vetëm në tryezat ku flitet anglisht”. Këto ishin dy prej kërkesave kryesore të artikuluara nga Komisioneri i BE-s për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, nga e pesta tryezë e dialogut të nivelit të Lartë Shqipëri-BE. 

 

Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

Postuar në 24 Mars, 2015 09:55

Të 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Airbusit A320 të rrëzuar në Alpet Franceze prezumohen të vdekur, e pohuar kjo nga vetë Presidenti Francois Hollande pas deklaratave të ngjashme nga zyrtarë të aviacionit francez dhe të policisë. 

 

“Rrethanat e aksidentit, qe ende nuk jane sqaruar plotesisht, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone, ndersa qasja ne zonen e aksidentit eshte teper e veshtire”, tha Hollande.

Kombëtarja, De Biasi shpall listën anti-Armeni

Postuar në 23 Mars, 2015 05:54

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Armenisë, që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”. 

Bie në sy përfshirja për herë të parë e Naser Alijit dhe rikthimi i Mehës, Sadikut, Gashit dhe Bashës.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve shtyhet për të mërkurën. Halimi: Do të jetë edhe media

Postuar në 23 Mars, 2015 05:53

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve pranoi kërkesën e deputetit Tom Doshi për shtyrjen e mbledhjes, ku ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e Doshit dhe deputetit tjetër Mark Frroku.

 

Në përfundim të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, vlerësoi se Këshilli i Rregullores po punon me dy standarde, ndërsa theksoi se seanca e planifikuar për të mërkurën do të zhvillohet në prani të medias.

Meta takon kryeprokurorin kroat: Reforma në drejtësi, një prioritet për vendin tonë .

Postuar në 23 Mars, 2015 05:53

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan, me të cilin bisedoi rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. 

Kryeparlamentar Meta theksoi se, reforma në fushën e drejtësisë është një prioritet për Shqipërinë, ndaj “vendi ynë mund të marrë eksperiencë nga Kroacia për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

PD, nismë për dekriminalizim. Basha: Do paraqesim amendamentet për ligjin e ri

Postuar në 23 Mars, 2015 05:52

Pas një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar edhe vendimin e marrë, atë të paraqitjes së amendamenteve ligjore e kushtetuese për dekriminalizimin e Parlamentit dhe të administratës. 

Rama: Të hiqen vizat për Kosovën. Ky është turp për Europën

Postuar në 23 Mars, 2015 05:51

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është një turp për vetë Europën.Në fjalën përshëndetëse në fillim të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë se Shqipërisë, Kryeministri theksoi se mirëpret liberalizimin e vizave për shtetin më të ri europian. 

 

Biznesi: Qeveritë t'i lënë mbledhjet simbolike, por të bëjnë punë konkrete

Postuar në 21 Mars, 2015 11:28

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, bizneset e të dy vendeve kërkojnë prej tyre të lënë mënjanë simbolikën dhe të marrin masa konkrete për të lehtësuar ekonomitë. 

Ndotja alarmante, pemët përgjatë lumenjve vishen me mbeturina

Postuar në 21 Mars, 2015 11:27

Në vend të luleve, këtë pranverë në luginën e Lumit Shkumbin kanë 'çelur' mbeturinat. Pamjet që ofrohen në zonë janë nga më të shëmtuarat sidomos në prag të hapjes së sezonit turistik. 

 

Prurjet e shumta te Lumit ne fillim te ketij viti nxorren ne pah, ne menyren me te shemtuar te mundshme, ate qe te gjithe e dine, ndotjen e tmerrshme qe ka mbuluar vendin tone. Ne te gjithe gjatesine e Shkumbinit te ofrohet pamja me mbeturina, e cila shtrihet disa metra anes tij. 

Komisioneri Hahn, të hënën nis vizitën dyditore në Tiranë

Postuar në 21 Mars, 2015 11:26

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë Tiranën më 23 dhe 24 mars 2015 për t’u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe Shqipërisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara