Meta takon kryeprokurorin kroat: Reforma në drejtësi, një prioritet për vendin tonë .

Postuar në 23 Mars, 2015 05:53

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan, me të cilin bisedoi rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. 

Kryeparlamentar Meta theksoi se, reforma në fushën e drejtësisë është një prioritet për Shqipërinë, ndaj “vendi ynë mund të marrë eksperiencë nga Kroacia për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim përvojë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian”, theksoi Meta, i cili shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

Ndërkaq, kryeprokurori kroat, Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me përvojën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, ka nënvizuar Cvitan.
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.