Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjykata e Lartë: "Arrest me burg" për Mark Frrokun
Gjykata e Lartë vendosi të premten masën e sigurisë 'arrest me burg' për deputetin Mark Frroku.
Pas dhënies së vendimit, avokatët mbrojtës u shprehën për mediat se janë të befasuar nga dhënia e kësaj mase sigurie. "Arrestimi i klientit tonë është i paligjshëm, pasi për të nuk ka asnjë provë", thanë avokatët mbrojtës.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak, sipas Prokurorisë, të ruajtjes së sekretit hetimor.
100 ditët e qeverisjes, Mustafa përfundon raportimin në Kuvend
Debati, i zhvilluar prej dy ditësh nga deputetët e Kosovës, për 100 ditët e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa ka përfunduar pa ndonjë rekomandim të miratuar për Qeverinë.
Kjo, pasi deputetët e koalicionit qeveritar votuan kundër rekomandimeve të shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Arben Frroku shpallet i pafajshëm
Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Renda, për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013, në Tiranë.
Gjatë dhënies së vendimit, Gjykata argumentoi se thëniet e dëshmitarëve të mbrojtjes nuk qëndronin, dhe kjo deklaratë ishte prova e vetme sipas Prokurorisë, që Frroku e kishte kryer këtë krim.
Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm në pretencën e saj, por Gjykata e rrëzoi kërkesën e prokurorëve.
Tahiri: Opozita, sulme shtazarake Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi në Kuvend opozitën, se po sulmon në mënyrë shtazarake, Policinë e Shtetit.
Tahiri theksoi se Qeveria po punon për ta kthyer Policinë e Shtetit, në një institucion modern, ndërsa rezultatet e arritura në 18 muaj janë më tepër se sa ato të 8 viteve të qeverisjes demokratike.
"Sfida jonë është të ndahemi nga ky vrer që derdhet në Kuvend. Ne na votuan në 23 qershor për të zhdukur arrogancën, krimin dhe korrupsionin", tha Tahiri.
Avokati i Frrokut: Ndalimi, absurd. Ndaj tij dy akuza të reja
Avokati i deputetit Mark Frroku, Saimir Vishaj është shprehur i befasuar nga urdhëri për ndalimin e klientit të tij, pasi parlamenti i hapi rrugë arrestimit lidhur me akuzën për vrasje të ngritur nga drejtësia belge.
Në një prononcim për mediat, avokati Vishaj ka kundërshtuar edhe dy kallëzime penale të reja të bëra në dëm të klientit të tij, njëra për “pastrim produktesh” dhe tjetra për “refuzim të deklarimit të pasurisë”.
Zbardhet dosja e Prokurorise belge
Top Channel ka siguruar akt-akuzën belge, në ngarkim të Mark Frrokut dhe 4 personave të tjere, të akuzuar për vrasjen e Aleksander Kurtit, më 5 mars 1999, në Bruksel.
Ne dosjen qe Prokuroria belge ka paraqitur perpara Gjykates ne vitin 2009, Mark Frroku ka 4 identitete Besnik Morina, i lindur ne 6 tetor 1972; Dritan Frroku, i lindur ne 6 tetor 1972; Dritan Frroku i lindur me 2 korrik 1969 dhe Piro Sofrani, lindur me 2 korrik 1969.
Arrestohet sërish deputeti Mark Frroku
Ndërkohë që ishte në arrest shtëpie për çështjen “Doshi”, deputeti Mark Frroku është ndaluar sot nga policia, kësaj radhe për akuzën e vrasjes që vjen ndaj tij nga autoritetet belge.
Frroku është shoqëruar nga banesa e tij për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga autopatrullat “Shqiponja”.
Ndalimi i deputetit Frroku, i dyti brenda pak ditësh, vjen pas votimit të sotëm në Kuvend, ku iu hap rruga kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.
Rama: Sot shqyrtohet projekti i stadiumit "Loro Boriçi"
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në Facebook se, sot do të shqyrtohet projekti për rindërtimin e stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës.
“Sot në Shkodër shqyrtojmë projektin e arkitektit të famshëm Peter Wilson për rindërtimin e stadiumit 'Loro Boriçi', që nis nga puna së shpejti”, shkroi Rama.
Stadiumi i Shkodrës pritet të rindërtohet sipas standardeve të UEFA-s dhe të bëhet impianti i dytë në vend ku mund të luajë skuadra kombëtare.
Aktualisht, kushtet e kërkuara për një ndeshje ndërkombëtare në vendin tonë i plotëson vetëm “Elbasan Arena”.
Rama: FBI-ja do të asistojë Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryeministri Edi Rama njoftoi të mërkurën se FBI-ja do të përfshihet në veprimtarinë antikrim të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Lajm i mirë: FBI do përfshihet me ekspertizë dhe asistencë në terren për fillimin e mbarë të veprimtarisë antikrim të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetin social Facebook.
/ Top Channel
Tepelenë, policia identifikon grabitësit dhe i shpall në kërkim
Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur në banesën e shtetasit Naim Çiça, në Tepelenë.
Tre persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur një shumë prej 5000 euro e më pas janë larguar, duke përfituar nga errësira dhe duke braktisur, disa metra larg banesës, automjetin e tyre të markës "Audi" A3, me targat CD 368 PT.