Arkiv-Lajme të përditësuara
Sekuestrohen 2.5 kg. heroinë në Durrës, arrestohet korrieri
Një sasi prej 2.5 kg. lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar natën e kaluar, në portin detar të Durrësit, nga sektori i anti-narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut.
Automjeti tip 'Citroen', ngjyrë gri, me targa AA530KZ, i drejtuar nga shtetasi Petrit Meta, i është nënshtruar kontrollit policor para imbarkimit në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Avokatët ankimojnë në Gjykatën e Lartë: Të lirohet menjëherë Doshi
Avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë, masën e ndalimit të Prokurorisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tyre.
Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Gjykata, avokati mbrojtës Vladimir Meçe u shpreh se është kërkuar lirimi i Doshit, pasi ndalimi i tij është i paligjshëm.
Por, kërkesa e avokatëve,nuk mund të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, pa patur më parë, një dosje nga Prokuroria.
/ Top Channel
INSTAT: Vazhdon rritja e konsumit
Instituti i Statistikave raportoi se konsumi ka vazhduar të ruajë ritmet pozitive të rritjes edhe në muajt e fundit të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, në tremujorin e fundit, volumi i shitjeve me pakicë në ekonomi u rrit me 4.1 për qind krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë. Ky është tremujori i pestë me radhë që indeksi i shitjeve në ekonomi regjistron rritje.
Incidenti i "Germanwings", ndihmës-piloti e rrëzoi qëllimisht avionin
Ndihmës-kapiteni i avionit të "Germanwings", një 28-vjeçar gjerman, u mbyll brenda në kabinën e pilotimit me synimin për të shkatërruar avionin, ndërsa komandanti përpiqej më kot të rrëzonte derën për të shmangur katastrofën.
Është ky versioni shokues që ofron kutia e parë e zezë e avionit tip “Airbus”, që u rrëzua në Alpet franceze. Versioni është publikuar nga prokurori që po heton tragjedinë, Brice Robin, në Marsejë.
Opozita bojkoton, Doda voton pro: Pse ikni kur doni dekriminalizimin?
Opozita e konsideroi farsë procesin hetimor për çështjen 'Doshi' dhe braktisi seancën plenare pak para votimit.
Deputetja, Mesila Doda nuk ndoqi grupin duke qendruar në salle dhe votoi pro lejes per arrestimin, duke i kujtuar opozites se, ndersa kerkon dekriminalizimin nuk ka pse braktis Parlamentin, kur Prokuroria kërkon të hetojë dy deputetë.
Ish-komandanti serb rrëfen masakrat: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve
Sllobodan Jovanoviç, një ndër ish-komandantët e njësive speciale të policisë serbe që kanë kryer spastrime etnike në Kosovë, në një intervistë për televizionin publik kosovar RTK, ka përmendur disa nga krimet më monstruoze që policia serbe ka bërë në Kosovë.
Në çetën e Sllobodan Jovanoviç ishin 150 policë, 10 prej të cilëve ishin kriminelë të nxjerrë nga burgjet.
Mazhoranca voton për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku
Autorizimi për arrestim i Tom Doshi, kërkuar nga Prokuroria ka marrë në Kuvend, 80 votat e maxhorancës të pranishëm në sallë, me të cilët u bashkua edhe demokratja Mesila Doda, ndërsa kërkesa per Mark Frrokun ka pasur edhe nje abstenim nga rradhët e deputetëve
Doshi nuk u paraqit ne seance, kurse Frroku shfrytezoi mundesine per t'iu drejtuar kolegëve në mesazhin para votimit. Për Mark Frrokun që përbën ndoshta herën e parë të marrjes së fjalës në Parlament, kërkesa e Prokurorisë është denigrim jo vetëm për të, por kërcënues për çdo deputet.
Rusia, avionë ushtarakë me qira Argjentinës; lëvizja acaron Britaninë
Rusia duket se po punon mbi një marrëveshje për t’i dhënë me qira Argjentinës 12 avionë bombardues me rreze të gjatë veprimi, çka ushqen frikën e një pushtimi të mundshëm të ri në ishujt Falkland.
Sipas britanikes “The Sun”, avionët “Sukhoi Su-24” do të dërgohen në Buenos Ajres në këmbim të furnizimit me mish, i cili duket se nuk gjendet mjaftueshëm në tregun rus, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian.
Banka Botërore, 32 milionë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nënshkruar sot marrëveshjen e huasë me Bankën Botërore, një marrëveshje që siguron financimin e nevojshëm për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet një huaje në shumën 32.1 milion euro.
Prokurori kroat: Lufta ndaj korrupsionit kërkon vendosmëri dhe guxim
Dinko Cvitan, Prokurori i Përgjithshëm kroat, hyri në ambientet e Krimeve të Renda me vetëm dy automjete që e shoqëronin, ku asnjëra prej tyre nuk njoftonte me anë të sirenave se një person i rëndesishëm po kalonte pragun e institucionit të drejtësisë shqiptare.