INSTAT: Vazhdon rritja e konsumit

Instituti i Statistikave raportoi se konsumi ka vazhduar të ruajë ritmet pozitive të rritjes edhe në muajt e fundit të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, në tremujorin e fundit, volumi i shitjeve me pakicë në ekonomi u rrit me 4.1 për qind krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë. Ky është tremujori i pestë me radhë që indeksi i shitjeve në ekonomi regjistron rritje.
Sipas INSTAT, zgjerimi më i madh është vënë re në grupin ushqime pije dhe duhan, shitjet e të cilave në volum ishin 11.3 për qind më të larta se një vit më parë. Për artikujt joushqimore, INSTAT thotë se shitjet u rritën me 9.2 për qind në terma vjetore, ndërsa për karburantet volumi i tregtuar u tkurr me 0.8 për qind.
barra
Kërkesa e brendshme pritet të jetë faktori përcaktues në ecurinë e ekonomisë edhe gjatë këtij viti. Me ngalësimin e fortë në rritjen e eksporteve dhe nevojën e qeverisë për të konsoliduar llogaritë e saj financiare, kryesore e rritjes ekonomike për këtë vit do të bjerë mbi kërkesën e brendshme për konsum.
Fondi Monetar dhe Qeveria thonë se përmirësimi i besimit, por edhe zbutja e ngërcit në tregun financiar, janë sinjale pozitive që mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme nga qytetarët dhe biznesi. Por a do të munden konsumi dhe investimet e brendshme, që të garantojë një rritje të prodhimit prej 3 për qind? Kjo duket se do të jetë pikëpyetja më e madhe e ekonomisë për këtë vit, edhe pse FMN dhe Qeveria besojnë se po.
/ Top Channel
Add new comment