Mbledhja e Këshillit të Mandateve shtyhet për të mërkurën. Halimi: Do të jetë edhe media

Postuar në 23 Mars, 2015 05:53

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve pranoi kërkesën e deputetit Tom Doshi për shtyrjen e mbledhjes, ku ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e Doshit dhe deputetit tjetër Mark Frroku.

 

Në përfundim të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, vlerësoi se Këshilli i Rregullores po punon me dy standarde, ndërsa theksoi se seanca e planifikuar për të mërkurën do të zhvillohet në prani të medias.

"Mark Frroku dhe Tom Doshi do t'i përgjigjen pyetjeve të Këshillit të Rregullores për këtë ngjarje", tha Halimi, duke shtuar se PD eshte pro transparences ne seancat degjimore. 

Deputeti socialist, Armando Subashi, pas mbledhjes, bëri me dije per mediat, se avokatët e Doshit paraqitën në Këshill një raport mjekësor.

"Këshilli i Rregullores është një Këshill konsultativ dhe nuk merr vendime. Ajo që vendos përfundimisht për çështjen është gjykata", tha Subashi. 

  

  

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.