Arkiv-Lajme të përditësuara

Rrëshqet nga kati i 8 i pallatit 26 vjeçarja, në gjendje kritike

Postuar në 02 Gusht, 2014 18:44

Një 26 vjeçare me inicialet V.B ka rrëshqitur nga kati i 8 i një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 21.00 ku vajza e re, mësohet se aksidentalisht ka rrëshqitur por fatmirësisht nuk ka humbur jetën, dhe ndodhet në gjendje kritike në Siptalin e Vlorës.

 

Ajo është dërguar me makinë të rastit në urgjencën e spitalit, ndërsa mësohet se 26 vjeçarja ndodhej në shtëpinë e tezes. Kjo pasi edhe policia vonoi të vinte për rreth 20 minuta në vendin e ngjarjes, dhe kjo si rezultat i trafikut të rënduar në pikun e sezonit turistik. 

 

Gjermani, pranga dy shqiptarëve iu gjetën 15 kg kokainë në makinë

Postuar në 02 Gusht, 2014 18:44

Policia gjermane sekuestron 15 kilogramë kokainë dhe vë në pranga dy shqiptarë përkatëisht të moshave 22 dhe 35 vjeç. Për shkak të hetimeve emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa policia gjermane shprehet se me vlerë tregu kokaina arrin në afro 400 mijë euro.

 

Arrestimi i dy shqiptarëve është bërë teksa udhëtonin në autostradën Mynih-Salzburg, dhe kanë deklaruar për hetuesit se intinerari i tyre ishte të udhëtonin drejt italisë.

 

Kthehen me kallash në plazh pas sherrit, parandalohet vrasja

Postuar në 02 Gusht, 2014 18:43

 Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje në zonen e Plazhit. Në pranga ka rënë shtetasi Endri Murra 22 vjeç banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij E.N, 24 vjeç banues në Durrës.

 

Dy autorët janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë në zonën e Plazhit në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm për motive të dobëta. Pas konfronktimit fizik dy autorët janë larguar dhe janë rikthyer në afërsi të vendit të ngjarjes të pajisur me dy armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov. 

Shkatërrohet banda italo-shqiptare arrestohen 7 shqiptarë e 2 italianë

Postuar në 02 Gusht, 2014 18:42

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare që kryenin vjedhje në Italinë veriore.

 

Pas një punë hetimore disa mujore, në pranga kanë përfunduar shtatë shqiptarë dhe dy italianë. Sipas policisë italiane grupi akuzohet për vjedhje të banesave dhe dhe të automjeteve.

 

Mbi ra rëndojnë rreth 31 vjedhje të kryera. Nga hetimet rezultoi se banda italo-shqiptare e kishte bazën në Milano ndërsa vjedhjet i kryenin në Biella, Verona, Brescia, Bergamo e Vercelli.

 

Korçë, kërcënohet Rektori i Universitetit nga studenti 51-vjeçar

Postuar në 01 Gusht, 2014 15:05

- Dy vjet pas përjashtimit nga fakulteti një student i universitetit "Fan Noli" në Korçë kërcënon rektorin e këtij institucioni pasi kërkon t’i rikthehet studimeve.

 Sipas të dhënave rasti jo i zakonshëm është bërë i ditur pas denoncimit nga rektori i universitetit të Korçës, Gjergji Mero i cili ka marrë mesazhe kërcënuese nga studenti.

Mësohet se nga strukturat e drejtorisë së policisë së qarkut ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D, 51 vjeç banues në lagjen Nr. 1 Pogradec pas denoncimit të rektorit të universitetit Fan Noli, Gjergji Mero.

Mat, aksident në minierën e Currojt i plagosuri me helikopter në Tiranë 

Postuar në 01 Gusht, 2014 15:04

 Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, teksa një masiv dheu e ka zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë këtë herë është regjistruar në fshatin Cerujë të Matit, ku 53-vjeçari Rasim Vaçi ka qenë duke punuar brenda në galeri, kur papritur e ka gjetur veten poshtë një masivi dheu.

Kolegët e tij e kanë nxjerrë nga miniera, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një helikopter që ka bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit të traumës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia e Matit është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e saj.

Vjedhja e thesarit, kreu i KLSH Leskaj urdhëron auditimin e BSH

Postuar në 01 Gusht, 2014 11:05

Afro dy javë pas skandalit në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka firmosur urdhrin për nisjen e auditit të bankës.

Burime të A1Report pranë KLSH-s bëjnë me dije se urdhëri për nisjen e auditit është firmosur dy ditë më parë nga Leskaj dhe tashmë në terren një grup i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur punën.

Po të njëjta burime i thanë A1Report se në sitën e auditimit do të kalojë e gjithë periudha 4 vjeçare ku dyshohet që Ardian Bitraj me 9 të arrestuarit e tjerë ka mundur të vjedhë paratë.

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 18 vjeçari, i ngacmoi motrën

Postuar në 01 Gusht, 2014 11:04

Një grindje për motive të dobëta mes dy të rinjve, është përshkallëzuar, duke sjellë plagosjen me thikë të njërit prej tyre, ndërsa policia ka mundur të arrestojë agresorin.  

Personash i kësaj historie është 21 vjecari, Armnado Xhako ,nga qyteti i Korçës, i cili pas një debati verbal qëlloi tre herë më thikë, Paulo Xhakon, nga fshati Bulgarec.

Vlorë, arrestohet hajduti 28-vjeçar në 4 muaj vodhi 6 lokale e banesa 

Postuar në 01 Gusht, 2014 09:44

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28 vjeçar që akuzohet për kryerjen të paktën 6 vjedhjeve. Në pranga të bluve të Vlorës ka rënë Kreshnik Zeneli banues në lagjen “H.Çakërri”. Nga hetimet e kryera është bërë dokumentimi i autorësisë së këtij shtetasi për vjedhjen e të paktën 6 raste vjedhjesh lokale dhe banesa
 

Maskat bëjnë kërdinë në Orqushë, banorët: Të mbyllet kufiri

Postuar në 01 Gusht, 2014 03:24

Banorët e Orqushës së Dragashit të Kosovës kanë kërkuar mbylljen e kufirit me Shqipërinë, pas numrit të lartë të vjedhjeve. Ata kanë protestuar në brezin kufitar me Shqipërinë pasi ndihen të pasigurt nga plaçkitjet e armatosura në shtëpitë e tyre.
 
Sipas banorëve sulmet në pronat e tyre janë bërë të shpeshta dhe kanë kulmuar me plaçkitjen e armatosu,. Banorët  kanë theksuar se ata nuk dëshirojnë që t’i rrokin armët dhe të mbrohen, por këtë e kërkojnë nga policia e Kosovës dhe Shqipërisë.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara