Gjermani, pranga dy shqiptarëve iu gjetën 15 kg kokainë në makinë

Policia gjermane sekuestron 15 kilogramë kokainë dhe vë në pranga dy shqiptarë përkatëisht të moshave 22 dhe 35 vjeç. Për shkak të hetimeve emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa policia gjermane shprehet se me vlerë tregu kokaina arrin në afro 400 mijë euro.
Arrestimi i dy shqiptarëve është bërë teksa udhëtonin në autostradën Mynih-Salzburg, dhe kanë deklaruar për hetuesit se intinerari i tyre ishte të udhëtonin drejt italisë.
Aktualisht dy shqiptarëve u është sekustruar lënda narkotike, automjeti me të cilinudhëtonin një veturë citroen si dhe mjetet e identifikimit, një sasi parash dhe 4 telefona celularë.
Hetimet janë duke u kryer në këto momente nga policia gjermane në bashkëpunim dhe me italinë dhe shqipërinë për të parë se kush është tjetër i përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Add new comment