Kthehen me kallash në plazh pas sherrit, parandalohet vrasja

Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje në zonen e Plazhit. Në pranga ka rënë shtetasi Endri Murra 22 vjeç banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij E.N, 24 vjeç banues në Durrës.
Dy autorët janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë në zonën e Plazhit në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm për motive të dobëta. Pas konfronktimit fizik dy autorët janë larguar dhe janë rikthyer në afërsi të vendit të ngjarjes të pajisur me dy armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov.
Add new comment