Maskat bëjnë kërdinë në Orqushë, banorët: Të mbyllet kufiri

Banorët e Orqushës së Dragashit të Kosovës kanë kërkuar mbylljen e kufirit me Shqipërinë, pas numrit të lartë të vjedhjeve. Ata kanë protestuar në brezin kufitar me Shqipërinë pasi ndihen të pasigurt nga plaçkitjet e armatosura në shtëpitë e tyre.
Sipas banorëve sulmet në pronat e tyre janë bërë të shpeshta dhe kanë kulmuar me plaçkitjen e armatosu,. Banorët kanë theksuar se ata nuk dëshirojnë që t’i rrokin armët dhe të mbrohen, por këtë e kërkojnë nga policia e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Problemet janë të përbashkëta. Ndaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve për zbatimin e ligjeve, në mënyrë që të zgjidhim problemet. Ne si fshat kërkojmë që organet që mbrojnë të drejtat e pakicave etnike, të dëgjojnë zërin tonë. Duhet që institucionet e Shqipërisë të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të eliminuar fenomenin”, ka thënë një banor.
“Nuk duam para, nuk duam asnjë gjë. Kemi frikë të qëndrojmë në shtëpi. Duhet të mbyllemi me çelës. Nuk kam çfarë t'iu them, le të flasë i gjithë fshati se çfarë na ka ndodhur ne. Na kanë kërcënuar me thika dhe kërkoj nga ju që të na ndihmoni pasi ne kemi rënë preh e grabitësve”, ka thënë një tjetër banor i këtij fshati.
Ndërkohë nëndrejtori i policisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, gjatë takimit me banorët, ka deklaruar se institucionet e dy vendeve, të zbatimit të ligjit, do të impenjohen maksimalisht për të evituar grabitjet dhe vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
Add new comment