Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 18 vjeçari, i ngacmoi motrën

Postuar në 01 Gusht, 2014 11:04

Një grindje për motive të dobëta mes dy të rinjve, është përshkallëzuar, duke sjellë plagosjen me thikë të njërit prej tyre, ndërsa policia ka mundur të arrestojë agresorin.  

Personash i kësaj historie është 21 vjecari, Armnado Xhako ,nga qyteti i Korçës, i cili pas një debati verbal qëlloi tre herë më thikë, Paulo Xhakon, nga fshati Bulgarec.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndoshet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia ka ndaluar agresorin. Mësohet se debati mes të rijnve kishte nisur pasi 18 vjeçari nga fshati Bulgarec i kishte ngacmuar të motrën Armando Xhakos.

Dy të rinjtë fillimisht kanë debatuar ashpër me njëri -tjetrin, teksa më pas janë përleshur edhe me armë të forta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.