Mat, aksident në minierën e Currojt i plagosuri me helikopter në Tiranë 

Postuar në 01 Gusht, 2014 15:04

 Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, teksa një masiv dheu e ka zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë këtë herë është regjistruar në fshatin Cerujë të Matit, ku 53-vjeçari Rasim Vaçi ka qenë duke punuar brenda në galeri, kur papritur e ka gjetur veten poshtë një masivi dheu.

Kolegët e tij e kanë nxjerrë nga miniera, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një helikopter që ka bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit të traumës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia e Matit është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.