Vlorë, arrestohet hajduti 28-vjeçar në 4 muaj vodhi 6 lokale e banesa

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28 vjeçar që akuzohet për kryerjen të paktën 6 vjedhjeve. Në pranga të bluve të Vlorës ka rënë Kreshnik Zeneli banues në lagjen “H.Çakërri”. Nga hetimet e kryera është bërë dokumentimi i autorësisë së këtij shtetasi për vjedhjen e të paktën 6 raste vjedhjesh lokale dhe banesa
Sipas policisë më datën 21.03.2014, në lagjen “H.Çakërri”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit, S. Z., ku marrë 1 kompjuter, dhe 30.000 lekë; në datën 19.04.2014, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur në Lokal Bar, në pronësi të shtetasit A. A,, ku ka marë 1(një) Televizor e pije të ndryshme alkolike.
Gjithashtu në datën 21.04.2014, në lagjen “H.Çakërri”, dyshohet se ka vjedhur 1 kompjuter, në zyrën noteriale të shtetasit E. A.; në datën 29.04.2014 në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në lokalin e shtetasit F. Sh. Ndërkohë në datën 04.05.2014, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetasit N. A,, 1(një) televizor PLAZMA e ndërsa ë datën 23.07.2014, në lagjen “L.Sallata”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetasit T. M., 2 (dy) kompjuterë “Lap-Top” e me pije të ndryshme alkoolike.
Nga efektivat e Komisariatit të Policisë vijojnë hetimet në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.
Add new comment