Rrëshqet nga kati i 8 i pallatit 26 vjeçarja, në gjendje kritike

Një 26 vjeçare me inicialet V.B ka rrëshqitur nga kati i 8 i një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 21.00 ku vajza e re, mësohet se aksidentalisht ka rrëshqitur por fatmirësisht nuk ka humbur jetën, dhe ndodhet në gjendje kritike në Siptalin e Vlorës.
Ajo është dërguar me makinë të rastit në urgjencën e spitalit, ndërsa mësohet se 26 vjeçarja ndodhej në shtëpinë e tezes. Kjo pasi edhe policia vonoi të vinte për rreth 20 minuta në vendin e ngjarjes, dhe kjo si rezultat i trafikut të rënduar në pikun e sezonit turistik.
Ndërkohë sipas dëshmitarëve vajza është hedhur vetë, ndërsa forcat blu po punojnë për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Add new comment