Arkiv-Lajme të përditësuara

I gjendet një video duke qëlluar me armë policinë, pranga 20-vjeçarit

Postuar në 24 Gusht, 2014 06:34

LAZARAT- Një 20-vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë, pasi bënte pjesë në grupin e personave që qëlluan me armë ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis. I riu Juxhin Bocia u kap në një lokal në Kordhocë, dhe në momentin e arrestimit iu gjet 1 laptop, server i kamerave dhe 1 celular, në të cilin u gjetën video ku shfaqej Juxhin Bocia dhe A.Aliko që qëllonin me mitraloz efektivët.

Sipas policisë së Gjirokastrës, në lokalin ku u arrestuar Boçia u gjetën edhe 2 pistoleta me silenciator.

Pasanikët më të mëdhenj që kryesojnë Bashkitë e Komunat

Postuar në 24 Gusht, 2014 06:32

TIRANE- Zbardhet pjesa e dytë e deklarimeve të pasurive të kryetarëve të njësive vendore. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot listën e 31 kryetarëve të njësive vendore më të mëdha në vend, ku dalin në sy edhe pasuritë e mëdha, por edhe lista me disa prej kryetarëve që cilësohen si më “varfanjakët”. Top listën për pasuri e kryesojnë kryetarët e Bashkive si Elbasani, Lezha, Korça, Gjirokastra, Shkodra. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar për dy vitet e fundit, 2013 dhe 2014 vetëm pagën vjetore duke u futur disi tek grupi i “varfanjakëve”.

Fier, përplasen me makinë teksa kthehen nga dasma, një i vdekur

Postuar në 24 Gusht, 2014 06:30

FIER- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Aleksandër Sterjo po kthehej nga një dasmë së bashku me familjen e tij në momentin kur mjeti me të cilin udhëtonin është aksidentuar me një makinë tjetër. Sterjo ndodhej në vendin e pasagjerit, ndërkohë që bashkë me të ndodheshin edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Durrës, përmbyset autoboti me gaz, shkak pakujdesia e drejtuesit

Postuar në 23 Gusht, 2014 16:04

DURRES - Një autobot me gaz është përmbysur në Porto Romano të Durrësit, ndërsa nuk raportohen të lënduar në njerëz. Fatmirësisht nga përmbysje e autobotit, nuk raportohet përfshirja e tij nga flakët, duke parë edhe ngarkesën me gaz të cilën ai po e transportonte.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policie të cilat kanë rrethuar vendin, dhe për pasojë rruga është bllokuar duke krijuar edhe trafik. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të autobotit.

Greqi, hashash në gomat e maunes, arrestohet 53-vjeçari shqiptar

Postuar në 23 Gusht, 2014 16:02

Policët grekë nuk u kanë besuar syve, kur panë një maune me targa shqiptare, që t’i plaste goma dhe në rrugë të fluturonte hashashi. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në rrugën Janinë-Trikallë, në zonën Drisku.

Siç raportojnë mediat greke, policia vendase kishte dyshime për këtë maune dhe po e ndiqte, kur asaj i plasi një nga gomat dhe policët panë lëndën narkotike të derdhej në rrugë. Menjëherë ata e kanë ndaluar mjetin dhe kanë zbuluar të fshehura në katër goma një sasi prej 19 kile e 655 gramë marijuanë.

Itali, arrestohet shqiptari, ishte bos i prostitucionit në Venecia

Postuar në 23 Gusht, 2014 15:58

Një shqiptar 26-vjeçar u arrestua në Itali me akuzën e trafikimit, favorizimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të disa femrave me shtetësi bullgare. Ermal Shurdha, i konsideruar si bosi i prostitucionit në qytetin e Margerës (provinca e Venecias) u arrestua pas një ankese të një vajze bullgare e cila punonte si prostitutë për favor të shqiptarit. Policia mbërriti me shpejtësi në shtëpinë ku banonte i riu shqiptar, në lagjen Dolo.

''Lazarati II', Tahiri: Deri në rrënjën e fundit, autorët të dorëzohen

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:11

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nisur mesditën e sotme drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në zonë, me drejtuesit e policisë së qarkut dhe me banorë të zonës, në kuadër të aksionit antikanabis të nisur në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Në fjalën e tij Ministri Tahiri, teksa vlerësoi si të shkëlqyer punën e policisë, theksoi se lufta ndaj kanabisit do të vijojë deri në rrënjën e fundit. Ai rikonfirmoi vendosmërinë e këtyre strukturave për të hequr Shqipërinë nga lista e kopshteve të kanabisit në Ballkan.

Korçë, iu gjetën 40 pako kanabis në makinë, pranga 48-vjeçarit

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:09

Plot 40 pako me kanabis sativa janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Gjatë realizimit të operacionit “Morava”, strukturat e policisë së Korçës Kundër Krimit të Organizuar, kanë gjetur të fshehur në automjetin tip “VOLVO” me targa AA 721 IR, 40 pako lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjatë operacionit “Morava”, blutë e Korçës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Kastriot Harizaj, 48 vjeç, banues në Korçë.

Po vijon puna e policisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gjashtë të plagosur në Lushnjë, por edhe pas një ore ambulanca s'vjen

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:06

LUSHNJE- 6 persona që ktheheshin nga festimet në malin e Tomorrit kanë mbetur të plagosur në një aksident në autostradën Lushnje-Çermë, në fshatin Zham. Drejtuesi i automjetit tip "Benz Mercedes" me target TR 9973 R ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor.

Pas sherrit për lojën e bixhozit i riu plagos me armë 53-vjeçarin

Postuar në 23 Gusht, 2014 06:45

ELBASAN- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti mes dy personave në Elbasan. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Balëz. Konflikti e ka zanafillën 5 muaj më parë për një lojë bixhozi dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Për pasojë shtetasi Kledjan Plaku ka qëlluar me armë ndaj 53-vjeçarit Naim Gjoni. Sipas policisë së Elbasanit, 53-vjeçari ka qenë në makinë në momentin kur është qëlluar më armë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara