Gjashtë të plagosur në Lushnjë, por edhe pas një ore ambulanca s'vjen

LUSHNJE- 6 persona që ktheheshin nga festimet në malin e Tomorrit kanë mbetur të plagosur në një aksident në autostradën Lushnje-Çermë, në fshatin Zham. Drejtuesi i automjetit tip "Benz Mercedes" me target TR 9973 R ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor.
Menjëhërë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore si dhe është njoftuar ambulanca. Edhe pse është njoftuar nga blutë e komisariatit ato kanë shkuar në vendgjarje vetëm pas një ore e 20 minutash. Këtë fakt e ka denoncuar për mediat vetë kreu i komisariatit të Lushnjes Henerigert Mitri.
Të aksidentuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes janë transportuar për në spitalin Tiranës për një mjekin më të detajuar. Të aksidentuarit janë Klevin Theodori 5 vjeç, Enea Nazari 11 vjeç, Ylli Hasimllari 63 vjeç, Florie Buzali 65 vjeç, Shalqir Buzali 67 vjeç.
Add new comment