Korçë, iu gjetën 40 pako kanabis në makinë, pranga 48-vjeçarit

Plot 40 pako me kanabis sativa janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Gjatë realizimit të operacionit “Morava”, strukturat e policisë së Korçës Kundër Krimit të Organizuar, kanë gjetur të fshehur në automjetin tip “VOLVO” me targa AA 721 IR, 40 pako lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Gjatë operacionit “Morava”, blutë e Korçës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Kastriot Harizaj, 48 vjeç, banues në Korçë.
Po vijon puna e policisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm do i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Korçë Gjyqësor për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Add new comment