''Lazarati II', Tahiri: Deri në rrënjën e fundit, autorët të dorëzohen

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:11

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nisur mesditën e sotme drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në zonë, me drejtuesit e policisë së qarkut dhe me banorë të zonës, në kuadër të aksionit antikanabis të nisur në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Në fjalën e tij Ministri Tahiri, teksa vlerësoi si të shkëlqyer punën e policisë, theksoi se lufta ndaj kanabisit do të vijojë deri në rrënjën e fundit. Ai rikonfirmoi vendosmërinë e këtyre strukturave për të hequr Shqipërinë nga lista e kopshteve të kanabisit në Ballkan.

"Ne jemi shumë të vendosur që këtë operacion ta mbyllim me sukses ashtu siç jemi shumë të vendosur që luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike ta çojmë deri në fund. Kemi trashëguar një Shqipëri të mbjellë çdo pëllëmbë me drogë dhe jemi mjaft të vendosur ta pastrojmë një herë e mirë Shqipërinë nga zaptimi i çdo hapësire të gjelbër dhe të mbjellë me lëndë narkotike. Po i japim fund një herë e mirë praktikës së deri tanishme që e njihte botërisht Shqipërinë si vendi i lulëzimit të lëndëve narkotike. Gjithçka do bëhet sipas ligjit. Aksioni do vijojë deri në rrënjën e fundit." theksoi Ministri Tahiri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.