Pas sherrit për lojën e bixhozit i riu plagos me armë 53-vjeçarin

ELBASAN- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti mes dy personave në Elbasan. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Balëz. Konflikti e ka zanafillën 5 muaj më parë për një lojë bixhozi dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Për pasojë shtetasi Kledjan Plaku ka qëlluar me armë ndaj 53-vjeçarit Naim Gjoni. Sipas policisë së Elbasanit, 53-vjeçari ka qenë në makinë në momentin kur është qëlluar më armë.
I plagosuri, i cili ka marrë 5 plumba, është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Sipas familjarëve dyshohet se të plagosurit i është grabitur një shumë prej 1 milion e 300 lekë të vjetra që kishte me vete.
Ndërkaq, uniformat blu të mbërritura menjëherë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
KONFLIKTI
Burime për “A1 Report” bëjnë të ditur se konflikti midis dy familjeve kishte nisur 5 muaj më parë për një lojë bixhozi. Që nga ajo kohë dy grupet të të njëjtit fis ishin përballur disa herë ndërmjet tyre. Madje 5 muaj më parë djemtë e familjes Plaku kishin qëlluar me armë ndaj asaj Gjoni, por fatmirësisht pa shënuar të lënduar.
Madje situata kishte kaluar në polici, ku është përpiluar edhe dosja, ndërsa personat e përfshirë në konflikt në atë kohë ishin lënë të lirë, por konflikti nisi të intensifikohej edhe më tej. Madje disa muaj më parë bëhet e ditur se i plagosuri Gjoni kishte rrahur në një konflikt të dytë babain e Kledjan Plakut duke e çuar atë në gjendje kome. Ndaj ngjarja në fjalë mund të ishte parandaluar nga organet e drejtësisë, të cilët gjatë kësaj kohe janë treguar indiferentë ndaj rastit në fjalë.
Burimi: A1 Report
Add new comment