I gjendet një video duke qëlluar me armë policinë, pranga 20-vjeçarit

LAZARAT- Një 20-vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë, pasi bënte pjesë në grupin e personave që qëlluan me armë ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis. I riu Juxhin Bocia u kap në një lokal në Kordhocë, dhe në momentin e arrestimit iu gjet 1 laptop, server i kamerave dhe 1 celular, në të cilin u gjetën video ku shfaqej Juxhin Bocia dhe A.Aliko që qëllonin me mitraloz efektivët.
Sipas policisë së Gjirokastrës, në lokalin ku u arrestuar Boçia u gjetën edhe 2 pistoleta me silenciator.
Fillimisht, Prokuroria e kishte lënë Juxhin Bocinë me detyrim paraqitje, por me gjetjen e provave të reja, çështja e 20-vjeçarit kaloi te Krimet e Rënda.
Ndërkohë A.Aliko është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij.
Add new comment