Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksidentohet për vdekje 50-vjeçari në kërkim drejtuesi i mjetit
LUSHNJË - Një 50-vjeçar nga Lushnja ka mbetur i vdekur mesnatën e djeshme në një aksident rrugor në autostradën Lushnjë-Tiranë.
Kalimtarë të rastit kanë konstatuar se një person dergjej i vdekur në anë të rrugës dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
E rrallë, përplasen 2 biçikleta. Një i vdekur, dy të lënduar
LIBRAZHD - Një person në qytetin e Librazhdit ka humbur jetën pas një aksidentit tejet të rrallë, ku janë përplasur 2 biçikleta me njëra-tjetrën.
Mësohet se viktima, Bashkim Shkurti ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë me kokë në tokë nga bicikleta me të cilën ai po udhëtonte ndërsa është përplasur po nga një bicikletë tjetër që drejtohej nga Edmond Brahja.
Komisariati i Policisë Librazhd bën me dije se ka arrestuar pas ngjarjes 23-vjeçarin Edmond Brahja, banues në fshatin Dorëz-Librazhd.
2 zjarre të ndryshme në Tiranë, njëri djeg banesën pas konfliktit në familje
TIRANË- Dy zjarre, njëri prej të cilëve ka rezultuar i qëllimshëm kanë rënë paraditen e sotme në dy zona të ndryshme në kryeqytet.
Zjarri i parë ka përfshirë një banesë në Zall Herr, ku dyshohet se i është vënë qëllimisht nga një prej banorëve të saj pas një konflikti familjar.
Nga zjarri në Zall Herr mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe se nga zjarri është djegur vetëm njëra dhomë, falë ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, pasi disa shkurre ishin përfshirë nga flakët.
Dhërmi, vodhën 4 mln lekë pije në një disko, 2 në pranga 5 në kërkim
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 16-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në vjedhjen e një diskoje në Dhërmi. Ndërkohë që policia ka arrestuar edhe një person tjetër pasi kishte blerë materialet e vjedhura.
6 te rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 18 gusht deri më 21 gusht të këtij viti 2014 në një disko, në vendin e quajtur Rrugët e Bardha, ne Dhërmi, në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur pije të ndryshme alkoolike me vlerë 3-4.000.000 lekë.
Zjarr pas 15 katëshit, shpëtohen nga asfiksia 9 banorë e 3 zjarrfikës
Një pallat pas 'Hotel International', i njohur ndryshe edhe si 15 katëshi, në Tiranë është përfshirë nga zjarri rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme duke rrezikuar jetën e 9 banorëve të cilët kishin mbetur të bllokuar.
Gjirokastër, 2 vatra të mëdha zjarri, kërkohet ndërhyja nga ajri
GJIROKASTËR - Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i shërbimit zjarrfikëses në këtë qark bën apel për ndërhyrje nga ajri.
Vatra e parë e zjarrit me përmasa të mëdha ka përshirë zonën midis fshatrave Sopik dhe Çatista në Përmet.
Zjarri ka filluar rreth orës 17:00 dhe po intensifikohet duke shkuar drejt vijës së gjelbër që ndanë kufirin me Greqinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish por edhe forca ushtarake që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjiri i Lalzit, gjendet kufoma e një personi, apel për identifikimin
DURRËS - Trupi i pajetë i një personi rreth 20-30 vjeç është gjetur në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Nga të dhënat paraprake mësohet se në breg të detit ka dalë trupi i pajetë i një personi, i paidentifikuar deri tani, seksi mashkull, me gjatësi trupore rreth 172 cm, flokë te zinj, vetulla të trasha te zeza, i cili mban te veshura një palë rroba banje të zeza.
Policia Kufitare e cila ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje po synon identifikimin e personit por deri tani për pushuesit perrreth ky shtetas ka rezultuar i panjohur.
Kavajë, aksidentohen 2 automjete 4 të plagosur,2 në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Përroi i Agait në afërsi të plazhit të Golemit në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së djelës.
Një automjet tip Benz pasi është përplasur "kokë më kokë" me një automjet tip Peugot 206, ka përfunduar i përmbysur në përrua.
Ndërsa automjeti tip Peugot pas përplasjes është ndalur nga tabelë e sinjalistikës për stacionin e autobusit Plepa-Golem.
Vidhnin banesat e pushuesve në Shëngjin, pranga autorit të 4-t
SHENGJIN- Ka rënë në prangat e policisë edhe autori i katërt i disa vjedhjeve të banesave në qytetin e Shëngjinit. Në bashkëpunimin me komisariatin e policisë së Mirditës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Pjerin Lala, i cili së bashku me tre persona të tjerë kanë vjedhur 8 banesa të pushuesve në Shëngjin.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Asgjësohen 2300 rrënjë kanabis në Dukagjin, në kërkim grupi i zjarrit
SHKODER- Në ditën e katërt të operacionit antikanabis të policisë në Dukagjin, kontrollet janë fokusuar në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir. Forcat e Policisë së Shtetit po krehin zonën për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe ndalimin dhe kapjen e 10 personave që ditën e djeshme qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Gjatë ditës së sotme nga strukturat e policisë në terren janë identifikuar 8 parcela, të mbjella me 2300 rrënjë kanabis sativa. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, forcat e policisë kanë bërë edhe asgjësimin e bimëve narkotike.