Gjiri i Lalzit, gjendet kufoma e një personi, apel për identifikimin

Postuar në 24 Gusht, 2014 11:43

DURRËS - Trupi i pajetë i një personi rreth 20-30 vjeç është gjetur në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Nga të dhënat paraprake mësohet se në breg të detit ka dalë trupi i pajetë i një personi, i paidentifikuar deri tani, seksi mashkull, me gjatësi trupore rreth 172 cm, flokë te zinj, vetulla të trasha te zeza, i cili mban te veshura një palë rroba banje të zeza.

Policia Kufitare e cila ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje po synon identifikimin e personit por deri tani për pushuesit perrreth ky shtetas ka rezultuar i panjohur.

Grupi hetimor do vijojë punën për saktësimin e shkakut të vdekjes së personit ndërkohë që trupi i tij do dërgohet në morgun e qytetit të Durrësit për t’i bërë edhe ekspertizën mjekoligjore.

Policia duke dhënë edhe përshkrimit trupor të viktimës, bën apel për identifikimin e tij.

Po nga këto shërbime tërhiqet vëmendja se ne kushtet e një deti tejet të trazuar larja në det duhet të jete sa më e limituar për pushuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.