Kavajë, aksidentohen 2 automjete 4 të plagosur,2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Përroi i Agait në afërsi të plazhit të Golemit në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së djelës.
Një automjet tip Benz pasi është përplasur "kokë më kokë" me një automjet tip Peugot 206, ka përfunduar i përmbysur në përrua.
Ndërsa automjeti tip Peugot pas përplasjes është ndalur nga tabelë e sinjalistikës për stacionin e autobusit Plepa-Golem.
Të paktën 4 persona janë plagosur nga ky aksident, nga të cilët 2 janë në gjendje të rëndë. Ndërsa mjetet kanë vijuar të qëndrojnë në vendet e aksidentit pa asnjë masë për largimin e tyre pas kryerjes së ekspertizave dhe veprimeve hetimore në vendngjarje.
Add new comment