Gjirokastër, 2 vatra të mëdha zjarri, kërkohet ndërhyja nga ajri

GJIROKASTËR - Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i shërbimit zjarrfikëses në këtë qark bën apel për ndërhyrje nga ajri.
Vatra e parë e zjarrit me përmasa të mëdha ka përshirë zonën midis fshatrave Sopik dhe Çatista në Përmet.
Zjarri ka filluar rreth orës 17:00 dhe po intensifikohet duke shkuar drejt vijës së gjelbër që ndanë kufirin me Greqinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish por edhe forca ushtarake që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Drejtori i zjarrfikëses së Gjirokastrës, Kujtim Bizhga shprehet për A1 Report se janë djegur mbi 10 ha pyje, kurorë e gjelbër në afërsi të kufirit.
Ndërkohë që është e pamundur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve për shkak të terrenit të thyer të pyllëzimit.
Një vatër e dytë në zonën lindore të Gjirokastrës duke prekur edhe Përmetin, filloi në majën e malit Zembel, përmasa të mëdha drejt dy fshatrave të komunës së Zagorisë
Ndërkohë që Bizhga i bën thirrje Drejtorisë së Shërbimit zjarrfikës në Tiranë që të marrë masa për shuarjen e këtyre dy vatrave zjarri nga ajri duke qenë se ndërhyrja nga toka është i vështirë.
Add new comment