E rrallë, përplasen 2 biçikleta. Një i vdekur, dy të lënduar

Postuar në 25 Gusht, 2014 08:50

LIBRAZHD - Një person në qytetin e Librazhdit ka humbur jetën pas një aksidentit tejet të rrallë, ku janë përplasur 2 biçikleta me njëra-tjetrën.

Mësohet se viktima, Bashkim Shkurti ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë me kokë në tokë nga bicikleta me të cilën ai po udhëtonte ndërsa është përplasur po nga një bicikletë tjetër që drejtohej nga Edmond Brahja.

Komisariati i Policisë Librazhd bën me dije se ka arrestuar pas ngjarjes 23-vjeçarin Edmond Brahja, banues në fshatin Dorëz-Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Rrapun, Librazhd, ku 23-vjeçari Brahja është përplasur me një biçikletë tjetër që drejtohej nga 39-vjeçari Bashkim Shkurti, nga fshati Rrapun.

Si pasojë e kesaj perplasjeje është aksidentuar Edmond Brahja dhe është demtuar edhe një 27-vjeçar me inicialet S.A. i cili ishte pasagjer në biçikletën që drejtohej nga 23-vjeçari.

Policia e Librazhdit bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.