Asgjësohen 2300 rrënjë kanabis në Dukagjin, në kërkim grupi i zjarrit

Postuar në 24 Gusht, 2014 06:36

SHKODER- Në ditën e katërt të operacionit antikanabis të policisë në Dukagjin, kontrollet janë fokusuar në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir. Forcat e Policisë së Shtetit po krehin zonën për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe ndalimin dhe kapjen e 10 personave që ditën e djeshme qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Gjatë ditës së sotme nga strukturat e policisë në terren janë identifikuar 8 parcela, të mbjella me 2300 rrënjë kanabis sativa. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, forcat e policisë kanë bërë edhe asgjësimin e bimëve narkotike. Ndryshe nga tre ditët e para të aksionit, ditën e sotme nuk ka pasur të shtëna me armë ndaj policisë, edhe pse operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

Në realizimin e këtij operacioni janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.

Por aksioni antikanabis i policisë në Dukagjin ka hasur në vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer.

“Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.

Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia: Dita e katërt e aksionit antikanabis në Dukagjin
Strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga Forcat Speciale RENEA dhe në koordinim me strukturat Drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në zonën e Dukagjinit, Shkodër.

Gjatë ditës së sotme, në këtë operacion policor, i cili është shtrire në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir, janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.

Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.

Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore.

Nga informacionet e deritanishme të marra, nga strukturat e policisë në terren, rezulton se janë identifikuar 8 parcela, në të cilat ishin mbjellë 2300 rrënjë bimë të dyshuar cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Asgjësimi i bimëve të dyshuara cannabis sativa është bërë pas përfundimit të veprimeve hetimore e procedurale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalistë.

Dukagjin, grupi i zjarrit drejtohet nga i kërkuari për dy vrasje
Pas shpalljes në kërkim të 10 personave, policia ka bërë të ditur se, ata janë persona me precedentë kriminalë. Por njëri prej të shpallurve në kërkim, Nikë Toma, është më i rrezikshmi prej tyre. Toma është i kërkuar nga policia shqiptare që në vitin 2003, kur mbrëmjen e 14 korrikut në fshatin Vuksanaj ka qëlluar me breshëri armësh, burrë e grua Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Toma mendohet të jetë edhe kreu i grupit të zjarrit, personave të cilët prej dy ditësh kanë qëlluar mbi policinë. Nga të dhënat, mësohet se, Toma e ka kryer vrasjen në vitin 2003, pas një zënke për një vijë uji me fqinjët e tyre.

Në shtypin e kohës shkruhej se, “burrë e grua, Nikë Vuksan Pjolli 63 vjeç dhe Sula Kolë Pjolli 54 vjeç, prindër të gjashtë fëmijëve, nga zona e thellë e Dukagjinit janë ekzekutuar me armë zjarri nga fqinji i tyre Nikë Tonaj 45 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.