Arkiv-Lajme të përditësuara

Tentuan të tregtonin naftë në pika private,kapen 4 drejtues autobotesh

Postuar në 08 Tetor, 2014 03:51

FIER - Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë katër persona, drejtues autobotesh, pasi tentuan të tregtonin naftë në pika private.

Në pranga kanë rënë Sotiraq Sollaku, Klevi Saliaj , Sokrat Yzeiri dhe Bashkim Shehaj, pasi duke drejtuar 3 autobotët përkatësisht me targa AA 809 DA, AA 286BZ dhe AA 683 CY janë kapur në flagrancë duke ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, sasi kjo 100 ton.

Sipas policisë, pas këtij devijimi dyshohet se kjo sasi do të tregtohej në pika të ndryshme private, të cilat merren me tregti hidrokarburesh.

Në masa të rrepta sigurie te gjykata e krimeve të rënda, Fatmir Vladi dëshmon para Frrokut

Postuar në 08 Tetor, 2014 02:41

Në masa të rrepta sigurie, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura. Kjo për shkak të mbajtjes nën siguri të plotë të dëshmitarit të mbrojtur i cili ndodhet në gjykatë. I njohuri si Arben Ndoka, tashmë i zbuluar nga vetë Frroku si Fatmir Vladi, pritet të dëshmojë për herë të parë lidhur me vrasjen e Lamaj, ku pretendon se ka parë autorin e vrasjes së tij.

Fier/ Ndryshuan destinacionin për tregtimin e naftës, 4 veta në pranga

Postuar në 08 Tetor, 2014 02:39

 

Në Fier janë arrestuar 4 persona, pasi janë kapur në flagrancë teksa ndryshuan destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin atë në pika pakice. Policia e qytetit të Fierit bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj.  Policia i ka kapur në flagrancë, duke ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të 100 ton nafte bruto. Mësohet se ata do ta tregtonin naftën bruto në pika të ndryshme private.

Korçë, arrestohen dy grabitës. Policia: Njëri prej tyre hajdut serial

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:28

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në qytetin e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi po tentonin të vidhnin një lokal. Sipas autoriteteve të dy të ndaluarit janë me precedent penal ndërsa është zbuluar dhe një seri grabitjesh të kryera ditë më parë nga ana e njërit prej bashpunëtorëve.

Mori 2 mijë € ryshfet, zyrtari i Ministrisë së Mjedisit çohet në gjyq

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:27

Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në bankën e të akuzuarit, zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, i cili në fund të muajit qershor u arrestua pasi mori 2 mijë europ për t’i dhënë leje mejdisore një subjekti.

Albert Topçiu me detyrë Dretor i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet nga Prokuroria për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

Problemet e miellit të importuar kosovar

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:16

TIRANE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti do të jetë nesër në Kosovë, në një takim zyrtar, ku tema kryesore do të jenë problemet e miellit të importuar nga Kosova.

Në këtë takim prezentë do të jetë edhe Kreu Ekzekutiv i Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë Valdet Gjinovci, si dhe përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit nga Kosova.

“Takimi do të ketë për qëllim tejkalimin e problemit të eksportit të miellit nga Kosova për në Shqipëri. Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve prodhuese të miellit nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Vlorë, investimet në kanalizime shmangin përmbytjet në qytet

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:14

VLORË - Mosfunksionimi i kanalizimeve ishte shkaku që në kohë reshjesh të dendura rrugët e qytetit të Vlorës të tejmbusheshin nga uji.

Kjo qasje pritet të ndrsyhojë, teksa garancia është dhënë nga drejtori i shërbimeve publike pranë bashkisë Vlorë, Hertel Shehu.

Ai sqaron për mediat se në bashkëpunim me bordin e kullimit janë marrë masa për pastrimin e kanaleve gjë që s’ ndodhte prej vitesh, sakaq po punohet dhe për mirëmbajtjen e hidrovorit.

Ndër të tjera ai pohon se nuk kanë munguar investimet për zëvendësimin e tubacioneve të vjetërsuara.

Itali, sekuestrohen 21 kg heroinë. Korrierja serbe i kaloi nga Durrësi

Postuar në 07 Tetor, 2014 11:19

BARI- Autoritetet doganore në portin e Barit dhe Guardia di Finanza italiane kanë vënë në pranga një 30 vjeçare nga serbia pasi i’u zbulua, e fshehur në makinën e saj, një sasi heroine prej 21 kg. Trafikantja në fjalë kishte kaluar tranzit dhe në vendin tonë.

Ngarkesa, 21 kg heroinë e pastër, ishte e ndarë dhe e ambalazhuar në 41 pako të ndryshme. E gjithë droga ishte fshehur në hapësira të ndryshme të veturës me të cilën udhëtonte shtetësja në fjalë, më konkretisht poshtë dyshemesë dhe në binarët anësorë.

Tiranë, pranga 4 të rinjve, grabitën me dhunë një taksi

Postuar në 07 Tetor, 2014 08:59

TIRANE - Katër të rinj janë vënë në pranga të Policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar "Taksisti", pasi pak ditë më parë kanë grabitur një automjet taksi.

Të arrestuarit janë Elonis Llapi 26 vjeç, me banim në Tiranë, Amarildo Rama 18 vjeç, me banim në Tiranë, Elton Halili, 18 vjeç, me banim në Tiranë si dhe 16 vjeçari me iniciale A.T

Ngacmoi seksualisht pacienten. Largohet nga puna mjeku

Postuar në 07 Tetor, 2014 07:56

Artan Sulo, mjeku 51-vjeçar në spitalin e Beratit, është pushuar nga puna, pas denoncimit të bërë nga një paciente e tij, e cila ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht. Drejtoresha e spitalit të Beratit, Valbona Papa deklaroi se mjeku ka pasur probleme dhe muajt e fundit ishte rehabilituar për varësinë ndaj alkoolit.

“Gjykata dha masën arrest shtëpie për mjekun Artan Sulo dhe pas vendimit të Gjykatës mjeku u pushua nga detyra. Morra vesh nga mediat se mjeku ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren, ai kishte probleme po në marëdhenie pune ishte korrekt”, ka deklaruar Papa.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara