Problemet e miellit të importuar kosovar

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:16

TIRANE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti do të jetë nesër në Kosovë, në një takim zyrtar, ku tema kryesore do të jenë problemet e miellit të importuar nga Kosova.

Në këtë takim prezentë do të jetë edhe Kreu Ekzekutiv i Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë Valdet Gjinovci, si dhe përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit nga Kosova.

“Takimi do të ketë për qëllim tejkalimin e problemit të eksportit të miellit nga Kosova për në Shqipëri. Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve prodhuese të miellit nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Ditët e fundit Shqipëria ka ulur ndjeshëm importin e miellit nga Kosova, pas një urdhëri të vetë ministrit Panariti, për të ndaluar hyrjen e miellit me nivel proteine nën 12.5 %.
Panariti, paralajmëroi ndryshimin duke u shprehur se “shqiptarët duhet të furnizohen me miell dhe jo me krunde”. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 tetor dhe ka nisur zbatimi i tij në të gjitha pikat doganore.

Kohë më parë, u aludua se mielli i importuar nga Serbia ishte i kontaminuar, por që autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë, pas analizave të kryera siguruan se nuk ka asnjë lloj ndotësi në miellin që përdoret për bukën në Shqipëri. Mielli i kontaminuar serb, Panariti: Analizat garantojnë se s'ka ndotës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.