Korçë, arrestohen dy grabitës. Policia: Njëri prej tyre hajdut serial

Postuar në 07 Tetor, 2014 14:28

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në qytetin e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi po tentonin të vidhnin një lokal. Sipas autoriteteve të dy të ndaluarit janë me precedent penal ndërsa është zbuluar dhe një seri grabitjesh të kryera ditë më parë nga ana e njërit prej bashpunëtorëve.

Elidon Zeqo, 21 vjeç, dhe Rodolf Laloti, 32 vjeç, janë vënë në pranga ndërsa po tentonin të grabisnin një shumë parash në një lokal, në lagjen 6 të Korçës, në pronësi të shtetasit me inicialet S.K. Të dy grabitësit ndodhen aktualisht nën arrest me akuzën e vjedhjes në bashpunim, ndërsa mësohet dhe se janë dënuar më parë.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera nga ana e organeve të Policisë, në vazhdim të veprimeve hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i të paktën tre vjedhjeve të kryera nga shtetasi, vetëm 21 vjeç, Elidon Zeqo.

Sipas Policisë Zeqo ka vjedhur në Gusht të këtij viti në pronën e shtetasit me inicialet A.G. Gjithashtu i riu ka kryer dhe një grabitje, më datë 17 Shtator, në një nga lokalet e qytetit dhe, gjatë këtij muaji, dyshohet të ketë vënë dorë dhe në një dyqan me pronësi të shtetasit me inicialet P.T.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.