Vlorë, investimet në kanalizime shmangin përmbytjet në qytet

VLORË - Mosfunksionimi i kanalizimeve ishte shkaku që në kohë reshjesh të dendura rrugët e qytetit të Vlorës të tejmbusheshin nga uji.
Kjo qasje pritet të ndrsyhojë, teksa garancia është dhënë nga drejtori i shërbimeve publike pranë bashkisë Vlorë, Hertel Shehu.
Ai sqaron për mediat se në bashkëpunim me bordin e kullimit janë marrë masa për pastrimin e kanaleve gjë që s’ ndodhte prej vitesh, sakaq po punohet dhe për mirëmbajtjen e hidrovorit.
Ndër të tjera ai pohon se nuk kanë munguar investimet për zëvendësimin e tubacioneve të vjetërsuara.
Një numër i madh lagjesh në qytetin bregdetar të Vlorës, pushtoheshin nga uji si pasojë e mosfunksionimit për shkak të amortizimit të kanaleve kulluese.
Add new comment